Haradinaj i “koritur”, edhe Demarkacioni miratohet në versionin aktual

Politika

Haradinaj i “koritur”, edhe Demarkacioni miratohet në versionin aktual

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 9 janar 2018 Në ora: 19:46
Ramush Haradinaj

“Besoj se alternativa e vetme e Ramushit është të miratoj demarkacionin aktual, edhe pse do të bie në kundërshtim me vetveten. Gjithsesi asgjë nuk e shpëton këtë qeveri nga dështimi, e cila nga dita e parë është karakterizuar me mungesë profesionalizmi dhe luks. Demarkacioni e solli në pushtet Ramushin dhe pavarësisht si zgjidhet do të " korit" atë, pasi ka dëshmuar paaftësi dhe mungese sinqeriteti. Demarkacioni duhet miratohet sa më parë”, ka theksuar Faton Mehmeti.

Miratimi i marrëveshjes për demarkacionin me versionin aktual të Murat Mehës, por me një nen të ri që le mundësinë për rinegociim të pikave të caktuara të kësaj marrëveshje apo të dërgohet në arbitrazh, po shihet si një tentim i kryeministrit Haradinaj për “shpëtuar vetën”.

Në muajin dhjetor, qeveria ka marrë vendim për të proceduar në kuvend për miratim dokumentin e marrëveshjes së demarkacionit.

Më pas zëvendëskryeministri Fatmir Limaj gjatë të njëtit muaj pati deklaruar se në janar do të dërgohet një version i ri i demarkacionit që do të jetë i pranueshëm edhe për deputetët që e kundërshtojnë këtë marrëveshje.

Po ashtu, ai pati thënë se ky version do t’i mbroj edhe interesat e Malit të Zi dhe të Kosovës, pa treguar konkretisht përmbajtjen e këtij dokumenti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat