“Alarm” për Vetëvendosjen: Mund të përfundojë si AAK e NISMA

Politika

“Alarm” për Vetëvendosjen: Mund të përfundojë si AAK e NISMA

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 10 janar 2018 Në ora: 13:53
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka një muaj që është në një krizë të thellë. Asaj thuajse secilën ditë po i largohen anëtarët e saj. Nga Vetëvendosja deri më tani janë larguar disa edhe nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.

Analistët vlerësojnë se Vetëvendosjen e pret një fund i vështirë, ose edhe krijimi i një partie tjetër.

Image
Islam Krasniqi

Kështu analisti politik, Islam Krasniqi thotë për “Bota sot” se nëse Vetëvendosja nuk ribashkohet, ajo mund të bie shumë poshtë sikurse AAK-ja.

“Nëse VV nuk ribashkohet  përsëri, ajo mund të bije në një nivel shumë të vogël ashtu siç është AAK-ja  në shtat apo 8%, mos të themi krejtësisht si NISMA. Unë besoj fuqishëm së VV-ja  pas gjithë këtyre  problemeve  përsëri VV-ja  do të ribashkohet dhe do të luftojnë për marrjen e pushtetit, sepse edhe  ata mirë e dinë se ndarja nuk i konvenon askujt, as partisë e as individëve  që po pretendonin të marrin postin e të parit të partisë”, thekson Krasniqi.

Ai thotë më tutje se në ‘motori’ i Vetëvendosjes është Albin Kurti. “Të gjithë e dinë së motori i VV-së është Kurti dhe pa të VV-ja  do të ishte sikur një zogë pa krahë, por etja për pushtet po i joshë individ të caktuar të cilët po e kërkojnë fuqinë përmes mediave duke qenë nëpër ballinat e portaleve me deklaratat e tyre kundër  partisë”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat