Dy vendimet që u morën në mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosjes

Politika

Dy vendimet që u morën në mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosjes

Më: 10 janar 2018 Në ora: 18:46
Ismail Kurteshi

Tashmë ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes, pas gati katër orësh diskutim.

Sekretari Organizativë i VV-së Ismail Kurteshi ka folur para gazetarëve, pasi ka përfunduar mbledhja, duke thënë shkurtë se në këtë mbledhje VV ka marrë dy vendime lidhur me përkrahjen e letrës së 82 aktivistëve dhe përkrahjen e rikthimit në kryesi të Albulena Haxhiut

“Ju njoftoj që kryesia e VV ka përfunduar mbledhjen e saj dhe ka marrë këto vendime: ne e përkrahim letrën e 82 aktivistëve të VV nga diaspora dhe e cila është publikuar, por që nuk e kam ndermen të flas këtu dhe kryesia e ka mirëpritur rikthimin e anëtares së kryesisë Albulena Haxhiut e cila kishte dhënë dorëheqje para disa muajve”, ka thënë shkurt Kurteshi duke mos pranuar asnjë pyetje nga gazetarët.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka disa javë që po përballet me dorëheqje të anëtarëve të saj. Përplasjet në Vetëvendosje, dolën në sipërfaqe pas publikimit të bisedave private mes disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku kishte edhe shprehje fyese në drejtuar Albin Kurtit.

I fundit që dha dorëheqje, është Driton Çaush

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat