“Kosova dështoi të tregohej shtet i së drejtës”

Politika

“Kosova dështoi të tregohej shtet i së drejtës”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 10 janar 2018 Në ora: 20:56
Ruairi O’Connell

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell ka folur për Gjykatën Speciale, ku ka thënë se shteti i Kosovës nuk ka treguar gatishmëri dhe aftësi  për krimet që janë bërë gjatë kohës së luftës.  Si dhe ka thënë se çdo krim që është bërë duhet të ndëshkohet dhe se Gjykata Speciale është krijuar për t`i zbardhur ato.

Po ashtu, ai ka përmendur si shembull edhe rastin e Sami Lushtaku që është i akuzuar për krime lufte.

 “Çdo krim duhet të gjykohet, ne asnjëherë nuk kemi thënë që do të gjykohen vetëm shqiptarët, Kosova nuk ka treguar aftësi që t’i trajtoj rastet  me seriozitet, p.sh Sami Lushtaku është i akuzuar, dhe ai sa herë që dëshiron del dhe kthehet prapë në burg”, ka thënë ambasadori për media vendore.

Image
Leon Duhanaj

Analisti Leon Duhanaj është i pajtimit me deklaratën e Ambasadorit O’Connell, ku ka thënë për “Bota sot” se vendi ka dështuar në të gjitha instancat për të ndërtuar shtetin e së drejtës.

“Të gjitha ato që i ka deklaruar Ambasadori O'Connell, për mendimin tim qëndrojnë dhe janë të sakta 100%. Me thënë me së buti mund të konstatohet që Kosova ka dështuar në të gjitha instancat, për t'u treguar e aftë dhe e vullnetshme për të ndërtuar shtet funksional, përkatësisht shtet të së drejtës”, ka thënë Duhanaj për “Bota sot”

Për më tepër, ai ka shtuar se Gjykata Speciale është produkt i kësaj kaste të cilët e kanë  gllabëruar pasurinë kolektive të shtetit.

“Janë ngjarje e ngjarje, të cilat e betonojnë këtë fakt të hidhur. Këndej edhe Gjykata Speciale, nuk është produkt ndërkombëtarë , por bash produkt i kësaj kaste e cila duke e mbajtur vendin dhe qytetarët si në peng marrje e gllabëruan të terën pasurinë kolektive të Kosovës”, ka përfunduar Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat