Pacolli takon Gjeneralin Tim Orr në Iowa

Politika

Pacolli takon Gjeneralin Tim Orr në Iowa

Më: 12 janar 2018 Në ora: 12:00
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit të tij në Iowa ka vizituar Dhomën e Përfaqësuesve të këtij shteti me ç’rast është takuar me  Gjeneralin Tim Orr

Ministri Pacolli është shoprehur krenar me marrëdhëniet miqësore në mes të Kosovës dhe shtetit amerikan Iowa.

“I nderuar me respektin që më bëri sot Dhoma e Përfaqësuesve të shtetit të Iowa-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Orr gjatë vizitës time zyrtare të këtij shteti. Jam krenar me aleatin tonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam krenar me shtetet simotra dhe miqësinë që është ndërtuar në mes shtetit dhe popullit të Iowa-së dhe Kosovës” ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat