Ramush Tahiri: A do ta dëgjojë Nait Hasani, Kadri Veselin?

Politika

Ramush Tahiri: A do ta dëgjojë Nait Hasani, Kadri Veselin?

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 12 janar 2018 Në ora: 16:17
Ramush Tahiri

Politologu RamushTahiri ka vlerësuar se nisma e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duhet të procedohet ose të tërhiqet sipas procedurave të rregullta, ose Kryesia duhet të caktojë në rend dite këtë çështje në mbledhjen e radhës.

Ai ka theksuar se ky Ligj nuk është i rëndësisë së veçantë, pasi duhet prezenca e 61 deputetëve, me 31 vota pro ose kundër.

“Nisma e 43 deputetëve duhet të procedohet ose të tërhiqet sipas procedurës së rregullt, përndryshe Kryesia e cakton në rend dite në mbledhjen e parë plenare të Kuvendit. Kuvendi me vota e kalon ose jo. Ky ligj nuk është i rëndësisë sëveçantë dhe kalon me shumicën e thjeshtë, pra duhet prezentë me qenë 61 deputetë dhe të votojnë po ose jo 31 deputetë”, ka pohuar Tahiri.

Sipas tij, mbetet të shihet nëse nismëtari për shfuqizimin e Speciales NaitHasani, do të dëgjojë ose jo kryetarin e PDK-së, i cili ka thënë se shfuqizimi do të jetë i dëmshëm.

“Kadri Veseli si lider i PDK-së në letrën publike, ka thënë se kjo është e dëmshme dhe se nisma e deputetëve ishte e pamatur dhe e papërgjegjshme. A do ta dëgjojë apo jo Nait Hasani si nismëtar dhe deputetët e tjerë nismëtar, mbetet të shihet. Deri tash nuk ka shenjë që është lëvizur diçka”, ka theksuar Ramush Tahiri për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat