Deklaratat e Shkumbin Mehmetit, materie për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare - Bota Sot
Deklaratat e Shkumbin Mehmetit, materie për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare

Politika

E diel, 21 janar 2018

Deklaratat e Shkumbin Mehmetit, materie për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 12 janar 2018 Në ora: 18:03
Shkumbin Mehmeti

Të enjten në mbrëmje është publikuar intervista e dëshmitarit të mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, ku rrëfeu për krimet e kryera nga grupi kriminal të cilët përfshihen vrasjet e shumë veprimtarëve, si të Tahir Zemajt, Xhemajl Mustafa dhe Smail Hajdarajt etj.

Analisti Faik Krasniqi ka komentuar për “Bota sot” deklaratat e Mehmetit, ku ka thënë se nuk mund t`i besohet aq shumë, edhe pse ato vrasje i ka kryer dikush.

Image
Faik Krasniqi

“Një të dënuari me 30 vite burgim për vrasje të rënda, nuk është se mund t'i besohet aq shumë. Edhe pse ato vrasje i ka urdhëruar dhe i ka kryer dikush”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka thënë se mund të jenë etikuar njerëz që nuk kanë lidhje me ato krime për t`i mbrojtur urdhërdhënësit e vërtetë të atyre vrasjeve, por gjithsesi këto deklarata duhet të merren e gjyqtarët dhe prokurorët.

“Mund të jenë fare të pabazuara dhe të etiketohen njerëz që nuk kanë lidhje me ato krime, në mënyrë për t'i mbrojtur ''peshqit'' e mëdhenj që mund të jenë urdhërdhënësit e vërtetë të atyre vrasjeve. Sidoqoftë, deklaratat e tij duhet të jenë materie e gjyqtarëve e prokurorëve vendorë dhe ndërkombëtarë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Gjithashtu, gjatë të premtes kanë reaguar edhe familjarët e Tahir, Hasan, Enis Zemaj dhe Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj ku kanë bërë thirrje prokurorisë së shtetit që të marrë seriozisht pretendimet e dëshmitarit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test