Bandat e Dukagjinit, Drenicës dhe Llapit organizuan vrasjet politike

Politika

Bandat e Dukagjinit, Drenicës dhe Llapit organizuan vrasjet politike

Nga: Bota sot Më: 12 janar 2018 Në ora: 19:48
Disa nga viktimat e vrasjeve të pas luftës

I dënuari me 30 vite burg, Shkumbin Mehmeti, tashmë dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një intervistë për televizionin “Klan Kosova”, ka folur për disa nga vrasje politike të pas luftës që janë kryesisht ndaj veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se ka qenë në grup me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin, Faik Shaqiri, Qerimi Kelmendit dhe Ibrahim Kelmendit, themeluesit të LPK-së.

Ka thënë se grupi i tij ka marrë pjesë në vrasjen e Tahir Zemajt, Sebahate Tolajt, Smajl Hajdarajt dhe në tentimin e vrasjen e Ramiz Muriqit.

Ai ka pohuar se ka informacione që mund të çojnë në zbardhjen edhe në vrasjen e Xhemajl Mustafës.

Sipas tij, në fillim të gjitha vrasjet janë organizuar nga Ibrahim Kelmendi, më pas thotë se ato janë urdhëruar nga dikush i fuqishëm, por që nuk e tregon emrin.

Shkumbin Mehmeti, ka akuzuar edhe Gazmend Sylen, këshilltar i Ramush Haradinaj, duke thënë se ai ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka kryer vrasje, sidomos në Dukagjin.

Në një intervistë për Klan Kosovën, ai ka thënë se Syla tash keshilltar i kryeminstrit, ka qenë pjesë e grupit por nuk ka treguar nëse ai ka marrë pjesë në vrasje. Ne kete rast ka permendur edhe Lahi Brahimajn dhe Avdyl Mushkolajn.Ai ka treguar se kanë pasur përkrahjen e partive të krahut të luftës për organizimin e trazirave të vitit 2004.

Tregon si u infiltruar në grupin e Agron Sylejmanit

Unë personalisht jam njohur me Agronin prej kohës së luftës në zonën e Llapit, kur kemi shkruar për tu furnizuar me armatim. Edhe pas lufte jam shoqëruar me të disa herë, përmes tij jam shoqëruar edhe me Florim Ejupin në vitin 2003, në kohën që kam pasur një kontroll prej KFOR-it, kam pasur një lajthitje prej grupit që është quajtur AKSH. Ata mi kanë lypur disa armatime për një sulm ndaj etnitetit serbe për ta bërë. Unë i kam gjet disa mina që mi kanë lyp ata, i kam dërguar në shpi dhe u kam thënë hajde merreni. Ata më kanë thënë nesër ose pasnesër vijmë i marrim, por të nesërmen më kanë ardhë, KFOR-i dhe mi kanë zënë armët. Unë isha policë në atë kohë dhe prej atëherë kam dalë në ilegalitet, në arrati. Prej atëherë kam rënë në kontakt me Agronin, edhe pse kam pasur kontakte edhe më herët përmes vëllait të tij Dritoni edhe iu kam bashkangjitur grupit, me qëllim për tu strehuar dhe për të pasur më te lehtë për të mbijetuar në ilegalitet.

Mehmeti flet për vrasjen e Tahir Zemajt dhe Sebahate Tolajt

Kam shkuar në Pejë, në Vitomiricë, aty e kam parë se grupi përbëhet prej shumë personave, që ishte Qerim Kelmendi, Ibrahim Kelmendi, Nezir Kelmendi. Ka pasur shumë tjerë persona që tash nuk po më kujtohen që e kanë mbështetur grupin.

Aty kam parë dhe kam dëgjuar se grupi ka cak anëtarët e LDK-së, e veçanërisht ndaj disa njerëzve që kanë qenë dëshmitar kundër, (emri dëgjohet me tingullin biiiiipp) apo pengesë për rrugëtimin e (emri dëgjohet me tingullin biiiiipp), siç ka qenë në Strellc, Ramiz Muriqi. Tahir Zemaj, veç ka qenë i vrarë në atë kohë, Sebahat Tolaj, Ilir Selimaj dhe shumë persona të tjerë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat