Demarkacioni dërgon Haradinajn në opozitë

Politika

Demarkacioni dërgon Haradinajn në opozitë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 13 janar 2018 Në ora: 08:25
Ramush Haradinaj

“Kjo është nata më e rrezikshëm për Kosovën, që nga paslufta”,  kështu pati deklaruar Ambasadori britanik Ruari O`Connell, më 22 dhjetor të vitit të kaluar, kur në atë kohë pat nisur iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, gjykatë kjo që pritet të gjykojë edhe figurat kyçe të politikes.

Pastaj, në opinion dolën pushimet luksoze të kryeministrit Haradinaj, dhe demarkacioni, “Zajednica”,  liberalizimi i vizave, formimi i ushtrisë duket se u harruan.

Haxhiu: Në komisionin për demarkacion po “luhet”  një lojë politike

Image
Teuta Haxhiu

Deputetja e AAK-se Teuta Haxhiu, ka thëne për “Bota sot” se qeveria e ka kryer punën e saj, tani barra kryesore i mbetet Kuvendit.

“Qeveria e ka sjellë në kuvend edhe tani i mbetet kuvendit ta procedojë  këtë pike në rend të ditës. Por për here te pare kjo qeveri nuk i ka harruar temat e mëdha, por përkundrazi ka lëvizë më shpejte seç kanë  menduar të tjerët. Për çështjen e demarkacionin komplet është kryer një raport, ka ardhur në duar të deputetëve, është komisioni adekuat që duhet ta shqyrtojë, mirëpo më shume po luhet polikë edhe në ketë  komision se sa po veprohet. Kurse sa i përket temës se a kemi arritë rezultate, jo rezultate arrihen së bashku, por asnjë temë nuk ka ngecë siç ka ngecë në qeverinë Mustafa. Për çfarëdo teme ne këtë raste te gjitha partie janë të përcaktuara ne komisione, megjithatë barra kryesore i mbetet kryesisë së kuvendit, pres edhe unë sikur te gjithë deputetet të tjerë që kjo pikë të vi ne kuvend” ka thënë Haxhiu.

Lajqi: Temat e mëdha rrezikojnë sovranitetin e vendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ali Lajqi ka thëne për “Bota sot” se më mirë këto tema të rregullohen me kohë, sesa të rrezikohet sovraniteti i shtetit.

Image
Ali Lajqi

“Këto tema janë në agjendë, ndonjëherë polemizohen, janë pa argumente, ndonjëherë, janë  me synime politike. Mirëpo janë pikërisht këto tema qe nuk janë të përgatitura mirë, sepse kanë defekte të mëdha. Rrezikojnë sovranitetin e vendit, dhe prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në vendimmarrje, sepse ato kalojnë nëpërmjet kuvendit të gjitha“, ka thënë Lajqi.

Duhanaj: Politikanëve i është afruar laku afër fytit

Image
Leon Duhanaj

Analisti politik Leon Duanaj ka thënë për “Bota sot” se klasa politike në Kosovë, vite me radhazi  e ka plaçkitur këtë vend, pa u identifikuar emocionalisht me qytetarët e tij.

“Çështja e përcaktimit të temave, nuk mund edhe të përcaktohet nga politika vendore. Ajo çfarë vendorët mund dhe po e bëjnë, është një lloj destruktiviteti, shantazhi, duke ndikuar që temat të shtyhen në afat. Krejt kjo ndodhë për arsye se politikanët tanë, janë të zënë me "bisht ndër derë" dhe e vetmja gjë që u ka mbetur është ta shantazhojnë procesin me anë të kërcënimeve, duke u munduar të përfitojnë në kohë. Më e rënda në tërë këtë proces, është se klasa politike në Kosovë, vite me radhë e ka plaçkitur këtë vend, pa u identifikuar emocionalisht me të dhe me qytetarët e tij. Ndërsa tani kur u është ofruar laku afër fyti, mundohen këtë situatë, ta shndërrojnë në kauzë kombëtare. Krejt këtë e bëjnë, prapë në kurriz të këtij vendi dhe qytetarëve në ombrellën e patriotizmit. Në këtë kontekst, qytetarët, duhet njëherë e mirë, të heqin dorë nga mbështetja që u bëjnë të tillëve dhe mos ta dëmtojnë të ardhmen e tyre për shërbime të njerëzve të paskrupullt që për interesa të veta, janë në gjendje ta dëmtojnë të ardhmen e tyre për shërbime të njerëzve të paskrupullt që për interesa të veta, janë në gjendje ta dëmtojnë të ardhmen kolektive” ka thënë Duhanaj

Mehmeti: Demarkacioni e solli në pushtet Haradinajn

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot” se koalicioni i komandantëve është i pa aftë ti qojë proceset përpara.

“Mendoj se kjo qeveri s`do t'i mbijetoj gjykatës speciale, andaj kjo çështje është shndërruar në prioritet. Përmes gjykatës speciale koalicioni PANA po mundohet te shkëpus vëmendjen nga çështjet tjera me rëndësi sic janë: demarkacioni dhe liberalizimi i vizave. Duke qenë e pa aftë të bej diçka në këtë drejtim, koalicioni i "komandanteve" përdori këtë taktikë politike. Gjithsesi qytetaret nuk bien nën ndikimin e lojërave, duke mos e arsyetuar as të qenurit qeveri e dështuar. Demarkacioni e solli në pushtet Ramushin, dhe demarkacioni do e dërgoj përsëri ne opozitë” ka thënë Mehmeti

Kelmendi: Temat e mëdha nuk mund ti rregullojë as Thaçi e as Haradinaj

Image
Jeton Kelmendi

Njohësi i çështjeve politike Jeton Kelmendi ka thënë për “Bota sot” se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një temë e cila është paraqitur edhe në  gjykatën kushtetuese, ku ajo ka  vendosur se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3  të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës, dhe  është një pike tjetër anti shqiptare e  Thaçit  me njerëzit e tij.

“Ndërsa sa i përket demarkacionit këtu bëhet fjalë për një njeri shumë më të paditur dhe më të pa përgjegjshëm se Thaçi, është biomi i tij Ramush Haradianj i cili në vazhdimësi është thirrur se do ta rregullojë këtë qështje. Përfundimisht nuk do ta rregulloje as Haradinaj e as Thaçi, pasi që kjo çështje kalon në instancat ndërkombëtare dhe sigurisht se do të rregullohet ashtu sipas SHBA-ve, dhe këtu nuk ka dilemë tjetër” ka thënë për “Bota sot” Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat