Pasaporta shqiptare e Haradinajt, mesazhi më i keq i një shefi qeverie ndaj qytetarëve - Bota Sot
Pasaporta shqiptare e Haradinajt, mesazhi më i keq i një shefi qeverie ndaj qytetarëve

Politika

E shtunë, 20 janar 2018

Pasaporta shqiptare e Haradinajt, mesazhi më i keq i një shefi qeverie ndaj qytetarëve

Më: 13 janar 2018 Në ora: 20:24
Ramush Haradinaj- Ilir Meta

Lëvizje të lirë brenda 90 ditësh kishte premtuar Ramush Haradinaj në kohën e fushatës zgjedhore, e një tjetër 90 ditësh kishte përmendur edhe pas zgjedhjes kryeministër.

Por, qytetarët vazhdojnë të mbeten të izoluar derisa liderë shtetërorë nuk e kanë këtë problem, raporton KTV.

Përveç që janë të pajisur me pasaporta diplomatike të Kosovës, thuajse secili nga ta e ka edhe një tjetër pasaportë rezervë, atë të Shqipërisë.

I fundit që mori pasaportën shqiptare ishte kryeministri Ramush Haradinaj, por tha se vetëm do ta mbajë për nder e nuk do ta shfrytëzojë.

Por, politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile e gazetarë kritikojnë veprimin e kryeministrit duke thënë se ky është mesazhi më i keq që kreu i Qeverisë u ka dhënë qytetarëve të izoluar të Kosovës.

Ish-kryetarja e Gjakovës që është deputete e Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, thotë se kryeministri Haradinaj pozitën e tij e sheh vetëm në bazë të privilegjeve, e jo përgjegjësive karshi qytetarëve.

Por, Kusari Lila thotë se duhet të rritet presioni qytetar ndaj Qeverisë, derisa pret të konsolidohet opozita e të kërkojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Artan Demhasaj nga organizata “Çohu” thotë se ata që e kanë bllokuar liberalizimin e kanë bërë zgjidhjen për lëvizjen e lirë për vete.

Ndërkohë, Besnik Krasniqi, thotë se kryeministri i mashtroi qytetarët që brenda 90 ditësh do të lëvizin lirshëm, por, sipas tij qytetarët janë bërë imunë ndaj çdo zhvillimi negativ në vend dhe s’ka reagim, e për pasojë është kjo arrogancë qeverisëse.

Kryeministri edhe të premten nuk ka ngurruar të premtojë se për çështjen e liberalizimit po bëhet punë e madhe, porse ai e partia e tij janë kundër demarkacionit, njëri prej kritereve, pa të cilat Kosova nuk mund të ecë para në këtë proces.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test