Sulme terroriste në Mitrovicë, eksperti i sigurisë tregon sa janë të rrezikuar qytetarët

Politika

Sulme terroriste në Mitrovicë, eksperti i sigurisë tregon sa janë të rrezikuar qytetarët

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 14 janar 2018 Në ora: 21:21
Mitrovice

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që planifikojnë të vijnë në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore – Mitrovicë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – që të jenë të kujdesshëm.

Përmes një njoftimi të ri, ambsada amerikane ka përcjellë paralajmërimin DASH-it, përmes së cilit iu kërkohet qytetarët amerikanë që dëshirojnë të vijnë në Kosovë, kërkon kujdes të shtuar nga ta për shkak të trazirave të mundshme, por edhe të sulmeve të mundshme terroriste.

“Grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në mbarë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën. Terroristët munden që me paralajmërim të vogël apo pa asnjë paralajmërim, të sulmojnë lokacione turistësh, stacione autobusësh, tregje/qendra tregtare, ndërtesa të qeverisjes lokale, hotele, klube, restorante, vende kulti, parqe, ngjarje të mëdha sportive e kulturore, institucione edukative, aeroporte e hapësira tjera publike. Veç kësaj, në mbarë Kosovën ka dhunë të motivuar politikisht”, thuhet në paralajmërimin e DASH-it për qytetarët amerikanë që udhëtojnë për në Kosovë.

Ndërsa duke folur rreth asaj se sa janë të rrezikuar qytetarët e Kosovës, nga sulmet e mundshme, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka pohuar për “Bota sot” se Kosova ka institucione të cilat evidentojnë çfarëdo sulm të mundshëm.

Image
Drizan Shala

Sipas Shalës, Kosova ka mundësi të mjaftueshme që t’iu ofrojë qytetarëve siguri.

“DASH-it gjithmonë edhe në të kaluarën ka dhënë lajmërime të karakterit të tillë, qofshin në prag të festave apo në këtë rast është në prag të festave të krishlindjeve serbe që janë në javën e ardhshëm. Qytetarët e Kosovës falë institucioneve siç  i kemi AKI , PK dhe Prokurorinë  mendoj që mund të evidentojnë çfarëdo sulmi të mundshëm ndaj të cilëve janë të ekspozuar qytetarët tanë. Institucionet e Kosovës nga viti 2014 janë edhe pjesë  e aleancës kundër ISIS dhe Kosova ka mundësi qofshin ato humane, por edhe teknike t’iu ofrojë qytetarëve siguri”, ka theksuar Shala.

Departamenti  Amerikan i Shtetit në njoftimin e tij ka shtuar se Qeveria Amerikane ka mundësi të limituara për të ofruar shërbime emergjente në veri të Kosovës pasi që “udhëtimi në Mitrovicën Veriore, në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan është i kufizuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat