“Thaçi rrezikon të arrestohet”

Politika

“Thaçi rrezikon të arrestohet”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 janar 2018 Në ora: 08:55
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, po bën përpjekje ta shfuqizojë Ligjin për Gjykatën Speciale, njësoj siç pati tentuar ta themelojë Ushtrinë nëpërmjet ndryshimeve të ligjit për FSK-në. Kjo përpjekje, sipas analistëve, Thaçit do t`i kushtojë shumë në karrierën e tij politike. 

Edhe përkundër lobimit, duket se Thaçi nuk po ia del dot të marre garanci nga Uashingtoni se nuk do te jetë në listën e të akuzuarve në gjykatën Speciale.

Lojërat politike

Analisti politik Hidajet Ahmeti, ka thënë se lojërat e tilla politike janë të rrezikshme për vendin e potencialisht shkaktojnë destabilitet brenda shtetit të brishtë të Kosovës.

Image
Hidajet Ahmeti

“’Eksperimente’ të tilla politike të Thaçit që brenda kanë një skenar mirë të organizuar e të orkestruar nuk i bëjnë nder vendit, qytetarëve, por as Republikës së brishtë të Kosovës. Kosova nuk e ka komoditetin për t’ia kthyer shpinën  atyre që sakrifikuan gjithë qenien e tyre politike  e ekonomike për bërjen e Republikës, por edhe ndihmën e vazhdueshme që po e japin  në  procesin e ndërtimit të Republikës dhe institucioneve të saja. Shteti i Kosovës është një foshnje e cila akoma nuk e ka marr fuqinë për të vetëmjaftueshmërinë e saj si shtet pa ndihmën nga jashtë, por edhe pa bashkëpunim me miqtë ndërkombëtar”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, Gjykata Speciale është një produkt si shkak dështimit të shtetit të Kosovës për të gjykuar krimet e supozuara të UÇK-së, edhe pse në substancë është diskriminuese dhe do të gjykoj vetëm krimet e supozuara të UÇK-së.

“Përmes kësaj gjykatë diskriminuese, edhe njëherë do të dëshmohet lufta e drejtë e UÇK-së, duke larguar njollat të cilat janë munduar në vazhdimësi t’ia vëjnë armiqtë shekullor. Trinomi  që sjelli vendin në një “vdekje klinike” Thaçi, Veseli e Haradinaj përmes këtij skenari të rrezikshëm tentuan që të sajojnë një problem të paqenë  për të krijuar perceptimin e shfajësimit ndaj qytetarëve për gjendjen e rënd socio-ekonomike, por edhe krimet ekonomike të mbas luftës. Në vend, që trinomi politik, Thaçi, Veseli e Haradniaj të ngjallin një diskurs publik e institucional për të zgjeruar mandatin e Gjykatës Speciale duke i dhanë mandat për të hetuar e  gjykuar edhe krimet ekonomike, ata po mundohen ta shfajësojnë vetën për dështimet e tyre megalomane  socio-ekonomike, e mbi të gjitha izolimin  e shtetit të Kosovës”, është shprehur analisti politik Ahmeti.

Ai ka thënë, se transformimi i tij prej një idealisti në programist politik është përkthyer në jetëgjatësinë e tij në politike.

“Figura e tij përçarëse edhe sa ishte si i pari i qeverisë, por edhe tash si president i vendit po ngjallë polarizime në skenën politike kosovare, duke shpërfaqur inate e shpesh duke u sjell sikur të ishte kryeministër i vendit dhe i pari i PDK-së. Thaçi, gjithherë ka qenë i gatshëm për karrierën e tij politike të vë në pyetje substancën  e shtetit, por edhe duke eliminuar kundërshtarët e tij politikisht  e shpesh edhe bashkë partiaket”, ka thënë Ahmeti.

Presidenti po i mbulon dështimet

Sipas tij, Thaçi, “përmes këtyre lojërave të ndyta politike po mundohet të mbulojë dështimet e tij të njëpasnjëshme, duke u mundur të shpërqendroj opinionin nga dështimet e iniciativave të pasinqerta dhe joserioze”.

Image
Lirim Zorra

“Pozita e tij prej një presidenti po i kushton Kosovës në aspektin e politikës së jashtme, por edhe në politikën e brendshme. Një manipulim i tillë është vazhdimësi e traditës dhe logjikës së tij të mbrapsht për ta drejtuar vendin duke mos zgjedhur mjete për të qëndruar në kolltukun e tij, jo për një pagë, por për t’i bërë favore klinteles së PDK-së dhe ta shkruaj historinë e re të Kosovës për të keq”, është shprehur Ahmeti.

Nga ana tjetër, Lirim Zorra ligjërues në Kolegjin ISPE, ka thënë se zhvillimet e fundit kanë ndikuar, që shumë politikan të shihen me sy dyshues nga përfaqësuesit ndërkombëtar, për shkak  të veprimeve të kundërta nga marrëveshjet paraprake të cilat kane qenë.

Jo takime pa u sqaruar çështja e speciales

Sipas tij, hapi i parë ishte mos dhënia e vizës për kryeministrin Haradinaj dhe kjo mund të vazhdojë edhe me pushtetarët dhe politikanë tjerë të Kosovës të cilët kanë qëllime jo të mira për stabilitetin dhe zbatimin e marrëveshjeve paraprake.

“Mendoj se edhe presidenti Thaçi e ka pasur të vështirë të sigurojë takime të niveleve të larta kohët e fundit, pasi shumë kancelari evropiane nuk dëshirojnë takime pa u sqaruar mirë situata me Gjykatën Speciale. Po ashtu, shumë të tillë nuk e shohin presidentin si partner serioz dhe konstruktive në perspektiven e Kosovës. Sigurisht se presidenti Thaçi gjatë kësaj kohe, ka bërë vizita në disa shtete të vogla dhe në konferenca ndërkombëtare ku zakonisht është më lehtë pjesëmarrja dhe nuk kërkohet aprovimi qeveritar nga ato shtete për këto pjesëmarrje sepse organizator janë institute ose OJQ. Andaj edhe ftesa për  lutjen e mëngjesit në Uashington  është në këtë mënyrë përmes kanale jozyrtare të Uashingtonin për mes kongresistëve të caktuar ose institucioneve të cilat kanë ftesa për këtë takim”, është shprehur ligjëruesi Zorra.

Kurse analisti Faton Mehmeti ka pohuar se njeriu i cili erdhi në pushtet me intriga, mashtrime, shantazhe dhe linçime ndaj oponentëve politik nuk arriti asnjëherë të lerë gjurmë pozitive për vendin.

Image
Faton Mehmeti

“Thaçi rrezikon të arrestohet”

Sipas tij, ky është Hashim Thaçi, njeriu që për të shpëtuar veten u përul edhe para serbëve, duke iu kthyer shpinën shokëve të luftës dhe i fali tokë Malit të Zi.

“Asnjë nga premtimet e Thaçit nuk janë realizuar, madje as nuk u formua ushtria, e as nuk pat liberalizim të vizave. Po ashtu  nuk u dha as dorëheqja që e vuri Thaçi si bast se do të jepte nëse vërtetohet se me demarkacion është shkelur kushtetuta e vendit. Gjykata kushtetuese ka deklaruar se është cenuar kushtetuta e vendit por Thaçi heshti. Këto janë veprime tipeke dinake, të spiunit të shërbimeve sekrete franceze. Andaj tani që nuk i duhet më askujt, Thaçi rrezikon të arrestohet dhe si duket s’po gjen mbështetje askund, pavarësisht investimit të madh të milionave për të marr garanci nga SHBA-ja se nuk do të arrestohet” ka thënë Mehmeti.

Anshmëria në vënien e drejtësisë

Ai ka theksuar  se të gjitha këto i shkuan kot Thaçit andaj edhe sot po kritikon Bashkësinë Ndërkombëtare për gjoja anshmëri në vënien e drejtësisë. 

“Fundi i Thaçit po bien, sepse ai është njeriut që i ka vën litarin të gjithë të këqijave. Thaçi është sinonim i të keqes, model i shëmtuar politik dhe model i njeriut hipokrit. Derisa Thaçi dhe klani " Pronto" është në pushtet, Kosova s’do të shoh diellin me sy, andaj shpresoj të largohet nga politika. Por Thaçi nuk largohet pa tollovitur vendin, vetëm në kriza mbijeton ky njeri. Gjithsesi besoj se askush dhe asgjë s’mund ta shpëtoj Thaçin nga drejtësia dhe marrja e dënimit”, është shprehur Mehmeti.

Ndryshe, gazeta ka provuar të ketë një mendim nga Presidenca lidhur me këtë cështje por ata nuk janë përgjigjur të dielën.

“Asnjë nga premtimet e Thaçit nuk janë realizuar, madje as nuk u formua ushtria, e as nuk pat liberalizim të vizave. Po ashtu  nuk u dha as dorëheqja që e vuri Thaçi si bast se do të jepte nëse vërtetohet se me demarkacion është shkelur kushtetuta e vendit. Gjykata kushtetuese ka deklaruar se është cenuar kushtetuta e vendit por Thaçi heshti. Këto janë veprime tipeke dinake, të spiunit të shërbimeve sekrete franceze. Andaj tani që nuk i duhet më askujt, Thaçi rrezikon të arrestohet dhe si duket s’po gjen mbështetje askund, pavarësisht investimit të madh të milionave për të marr garanci nga SHBA-ja se nuk do të arrestohet” ka thënë Mehmeti.

“Pozita e tij prej një presidenti po i kushton Kosovës në aspektin e politikës së jashtme, por edhe në politikën e brendshme. Një manipulim i tillë është vazhdimësi e traditës dhe logjikës së tij të mbrapsht për ta drejtuar vendin duke mos zgjedhur mjete për të qëndruar në kolltukun e tij, jo për një pagë, por për t’i bërë favore klinteles së PDK-së dhe ta shkruaj historinë e re të Kosovës për të keq”, është shprehur Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat