Ish agjenti i SHIK-ut: Shumë shpejt fakte të reja lidhur me gjerat e dhimbshme dhe të errëta që tha Mehmeti

Politika

Ish agjenti i SHIK-ut: Shumë shpejt fakte të reja lidhur me gjerat e dhimbshme dhe të errëta që tha Mehmeti

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 16 janar 2018 Në ora: 15:11
Shkumbin Mehmeti

Deklaratat e dëshmitarit dhe të dënuarit për vrasje Shkumbin Mehmeti për trazirat e marsit 2004 dhe përfshirjen që ai thotë se e kanë pasur edhe njerëzit nga politika e sidomos partive të dala nga lufta ka bërë që të ketë reagime të shumta. Dëshmia që Mehmeti e ka bërë në një televizion mund të dërgojë në zbulimin se kush në të vërtetë qëndron mbrapa trazirave të marsit në Mitrovicë dhe çka saktësisht ishte planifikuar të ndodhte ato ditë.

Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Image
Naim Miftari

Naim Miftari ish agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) ka thënë se rrëfimi i Shkumbin Mehmetit pranë EULEX-it është i besueshëm dhe ka shumë realitet brenda rrëfimit.

Sipas tij emisioni dhe rrëfimi para Baton Haxhiut( në rolin e kryeprokurorit) është i manipuluar dhe më tendenca pasi që nuk pyetet fare për lidhjet me SHIK-un dhe tenton që në emision të fsheh periudhën e veprimeve dhe urdhrave të marruara nga SHIK-u 2000-2003.

“Vrasjet politike kanë ndodh ka pasur edhe vrasje tjera por mungon përgjegjësia nga autoret e vrasjeve dhe sidomos urdhëruesit e vrasjeve të cilët i kanë vra shumicën e vrasjeve dhe lidhjet e tyre më ta dhe para asnjë gjyq nuk do ti pranojnë. Këto vrasje duhet ti ndjek policia dhe gjykata e Kosovës zyrtar të pavarur por jo nga zyrtaret e drejtësisë  që janë lodra të politikes qe marrin urdhra nga vet të inkriminuar në vrasje”, ka thënë Miftari.

Sipas tij shumë shpejtë do dalin fakte të reja lidhur me këto që i ka thënë Mehmeti.

“Dita ditës do dalin fakte të reja lidhur me këto gjera të dhimbshme dhe të errëta për ardhmërinë e vendit tonë fatkeqësisht bosat e Shkumbinit dhe shumë tjerëve i kemi sot në presidencë, qeveri dhe parlament”, është shprehur Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat