Haradinaj përgjegjës për izolimin e qytetarëve të Kosovës

Politika

Haradinaj përgjegjës për izolimin e qytetarëve të Kosovës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 16 janar 2018 Në ora: 21:20
Ramush Haradinaj

“Kjo qeveri edhe është formuar në premisa plotësisht të padrejta, prandaj kjo është vetëm një shtesë në gamen e gjithë atyre padrejtësive. Po, është totalisht jo e drejtë që klasa politike të ketë mundësinë e lëvizjes se lirë, derisa qytetaret janë të ngujuar brenda kufijve të shtetit të vogël të Kosovës. Kjo, posaçërisht kur e njëjta qeveri ka ardhur në pushtet mu për shkak të mos aprovimit të demarkacionit dhe i njëjti Kryeministër kishte premtuar liberalizimin brenda tre muajsh të qeverisjes se tij” ka thënë Bajram Gecaj për “Bota sot”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj javën e kaluar është pajisur me pasaportën shqiptare.

Kjo ndodhi vetëm disa ditë pasi atij ju refuzua viza për të udhëtuar në SHBA.

Nuk dihet nëse Haradinaj do aplikojë sërish për vizë për në SHBA me pasaportë të Kosovës, apo do ta shfrytëzojë të drejtën që të aplikojë si shtetas shqiptarë dhe nga ambasada amerikane në Tiranë.

Marrja e pasaportës shqiptare nga Haradinaj, vjen në një kohë kur dy presidentët Meta dhe Thaçi u përfshin në polemika, sa i takon pajisjes së qytetarëve të Kosovës me dokumente identifikimi shqiptare për të mundësuar lëvizjen e lirë në hapësirën “Schengen”. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga Presidenti Meta me argumentin se do dëmtonte udhëtimin pa viza të qytetarëve shqiptarë në BE.

Marrja e pasaportës e shtetit fqinjë Shqipërisë nga ana e kryeministrit Haradinaj është përcjell më polemika e reagime të shumta e sidomos pa refuzimit të vizës nga SHBA.

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se është plotësisht e padrejtë që klasa politike të ketë e drejtën e lëvizjes se lirë, derisa qytetaret janë ngujuar brenda kufjeve të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat