Shkumbin Mehmeti, tronditi drejtësinë e kapur nga politika

Politika

Shkumbin Mehmeti, tronditi drejtësinë e kapur nga politika

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 16 janar 2018 Në ora: 21:31
Shkumbin Mehmeti

Ndonëse për vrasjet e pasluftës është diskutuar dhe folur shumë, askush thuajse nuk e dinte saktësisht  se kush në të vërtet qëndronte pas tyre. I pari që theu tabunë ishte Nazim Bllaca, i cili doli publikisht për të treguar me emër dhe mbiemër për njerëz të lidhur me vrasjet. Ndonëse, arriti të fuste në burg disa nga të përmendurit, nuk arriti të fuste krerët e saj, të cilët e quanin “njeri të Serbisë”. Gjithsesi, kjo bëri që qytetarët të reflektonin për ata që i konsideronin heronj të gjallë.

Nga dëshmia e Bllacës u kuptua se në qendër të sulmeve ishin njerëzit e LDK-së, vrasjet e të cilëve kishin si qëllim eliminimin e tyre për të ardhur në pushtet krahu i luftës, por vrasjet bëheshin nën epitetin e “ tradhtarit”. Ndërkohë, javën që shkoi doli publikisht edhe dëshmitari i prokurorisë Shumbin Mehmeti, i dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e  dy policëve të UNMIK-ut në vitin 2004.

Shkumbini rrëfeu për vrasjen e Xhemajl Mustafës, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt dhe Sebahata Tolajt, të gjithë njerëz të afërt të Presidentit Rugova. Sipas Shkumbin Mehmetit truri i kësaj bande famëkeqe ishin vëllezërit Kelmendi, Qerimi dhe Ibrahimi. Pas këtyre akuzave të dëshmitarit prokuroria po hesht, ndonëse do të duhej që menjëherë të fillonte hetimet, duke i marrur në pyetje vëllezërit Kelmendi, pavarësisht se çfarë do të nxjerrin hetimet.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat