Mushkolaj: Beogradi synon ta shfrytëzojë në favor të saj situatën e krijuar në Kosovë

Politika

Mushkolaj: Beogradi synon ta shfrytëzojë në favor të saj situatën e krijuar në Kosovë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 17 janar 2018 Në ora: 18:10
Imer Mushkolaj

Pas vrasjes së Oliver Ivanovicit dhe ndërprerjes së bisedimeve në Bruksel, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka vendosur që ta vizitojë Kosovën, me arsyetimin se prezenca e tij në Veri të Kosovës,  do ti parandalojë tensionet e mëtejshme atje.

Mirëpo shefi i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka konsideruar si të rrezikshme vizitën që presidenti Vuçiq do të ia bëj Kosovës pas ngjarjes tragjike të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Në lidhje me këtë çështje analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë për “Bota sot” se Beogradi po synon që ta shfrytëzojë në favor të vetin situatën e krijuar.

“Vuçiç po përpiqet të sjell mesazh se po kujdeset për serbët në Kosove, ndërkohë qe me bekimin por si është përgjegjës për situatën e krijuar, ngase janë luftuar të gjithë ata që kanë menduar e vepruar ndryshe, duke e krijuar në veri një klimë të frikës e pasigurisë”, ka thënë analisti politik Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat