Kosova i kundërpërgjigjet Serbisë për vrasjen e Ivanoviçit

Politika

Kosova i kundërpërgjigjet Serbisë për vrasjen e Ivanoviçit

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 17 janar 2018 Në ora: 20:03
Oliver Ivanoviq është vrarë me armë zjarri dje në Mitrovicë.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i thotë jo përfshirjes së organeve të policisë së Serbisë në hetimin e vrasjes së liderit të iniciativës qytetare serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç.

Ivanoviç, është vrarë të martën në mëngjes pranë selisë së partisë së tij, por ende nuk është zbuluar autori i kësaj vrasje.

Institucionet e policisë dhe të drejtësisë së Kosovës janë duke hetuar intensivisht lidhur me këtë vrasje, por ende nuk kanë arritur të zbulojnë autorët e krimit.

Nga ana tjetër, Serbia po në mënyrë zyrtarë ka bërë kërkesë që në këtë hetim të përfshihen e zyrtarët policor nga Beogradi.

Por, deputet dhe njohës të çështjeve politik thonë se lejimi eventual i zyrtarëve serb për hetuar këtë vrasje, nënkupton shkelje të sovranitetit dhe të shtetësisë së Kosovës.

Deputet të pozitës dhe të opozitës janë të një mendimi se institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta refuzojnë kërkesën serbe për këtë hetim.

“Duhet ta mësojmë që ai shtet sa herë që kërkon të përzihet në Kosovë, është përzierje në sovranitetin e Kosovës. Serbia, njëherë donë të na i marr gjykatat, tani policinë, e në fund fare krejt Kosovën”, thotë për “Bota sot”, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Kurteshi shprehet se kjo kërkesë e Serbisë ka për qëllim që t’ia marr Kosovës kompetencat ekzekutive.

“Përveç se nuk të njeh dhe nuk po dëshiron që të na pranoj si shtet, ajo po donë edhe për të na i marr kompetencat ekzekutivi. Ky është problemi. Domethënë, ne kemi punë me një shtet armik që bisedojmë çdo ditë për që nuk e njeh asnjë segment të shtetësisë së Kosovës”, deklaron Kurteshi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat