Vetëvendosje dërgon Haradinajn në Kushtetuese

Politika

Vetëvendosje dërgon Haradinajn në Kushtetuese

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 18 janar 2018 Në ora: 20:05
Lëvizja Vetëvendosje

“Kjo çështje mund te trajtohet nga Gjykata Kushtetuese ose Gjykata Themelore, nëse ka elemente të veprës penale siç është e përcaktuar në Kodin Penal  të Kosovës,  keqpërdorim i detyrës zyrtare me qellim të pasurimit të pa bazë, pra mund të ketë nuanca të veprës penale. Ky akt i qeverisë mund të interpretohet si akt në mes veprës penale dhe të drejtave të njeriut, thjesht është tentativë për pasurim pa bazë më arsyetim pa bazë ligjore dhe pa standarde ekonomike që mund të paraprijnë” ka thënë Blerim Burjani.

Rritja e pagave për veten dhe stafin ne tij nga kryeministri Ramush Haradinaj do të dërgohet në Gjykatës Kushtetuese nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata shprehen të bindur se javën e ardhshme do ta finalizojnë dokumentin me nënshkrimet e nevojshme prej 30 vetave që më pas të dërgohen në Kushtetuese.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas dërgimit në Agjencinë Kundër Korrupsion të vendimit të qeverisë për rritje pagash, Vetëvendosje do ta çojë këtë vendim edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo këto komente i bëri në takimin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku është diskutuar Projektligji nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Kurse, në pyetjen se kur saktësisht do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese ngritja e pagave të kryeministrit Haradinaj, deputetja Haxhiu ka thënë: “Besoj javën e ardhshme do ta kemi të finalizuar dokumentin, për të cilin na duhen 30 nënshkrime. Edhe AKK por edhe Gjykata Kushtetuese, duhet të shfuqizoj ketë vendim të paligjshëm, skandaloz dhe të padrejtë. Gjykata Kushtetuese ka një vendim të ngjashëm lidhur më ketë në kohen kur ka pezulluar nenet në ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, nene të cilat i kishte konsideruar në s’përputhje më standardet socio ekonomike” ka thënë ajo për “Bota sot. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat