Çfarë po ndodhë me Lëvizjen Besa?! Këto janë prapaskenat

Politika

Çfarë po ndodhë me Lëvizjen Besa?! Këto janë prapaskenat

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 18 janar 2018 Në ora: 21:21
Bilall Kasami

Javë më parë është shkarkuar Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nga Këshilli Qendror i partisë që  ky i fundit ka udhëhequr.

Ky shkarkim i Kasamit erdhi pas bllokimit disa mujorë i kryesisë dhe Këshillin Qendror  dhe në vend të tij u emërua Nexhmedin Karimanit si Ushtrues Detyre kryetar i Lëvizjes BESA.

Shkaqet për këtë shkarkim të Kasamit ishin mos dhënia e përgjegjësisë për rezultatet e dobëta zgjedhore, prishja e raporteve brenda partiake si dhe shkeljet të rend të statutit.

Rexhepi tregon detajet

Lidhur me këtë çështje, sekretari organizativ në Lëvizjen Besa, Skender Rexhepi-Zejdi, ka thënë për “Bota sot” se në rast të suksesit politik meritat i përshkruhen kreut partiak,  rrjedhimisht edhe në rast të mossuksesit përgjegjësia bie mbi kreun e lartë partiak.

“Lëvizja BESA është themeluar që të jetë një subjekt politik i cili nga funksioni dhe veprimtaria politike do të dallojë nga subjektet tjera politike dhe të gjithë aktivitetet e saj politike do të kalojnë nëpërmjet institucionit përgjegjësi apo llogaridhënie. Andaj, nëse në rast të suksesit politik meritat i përshkruhen kreut partiak,  rrjedhimisht edhe në rast të mossuksesit përgjegjësia bie mbi kreun e lartë partiak”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka thënë se humbja në zgjedhjet lokale është argument i mjaftueshëm për të kërkuar  përgjegjësi kryetarit të partisë, ku sipas tij kryetari Kasami nuk reflektoi dhe bllokoi kryesinë dhe Këshillin qendror.

“Në zgjedhjet lokale Lëvizja BESA pësoi humbje dhe ulje të trupit votues në krahasim ke zgjedhjet e fundit parlamentare. Kjo rënie ishte argument i mjaftueshëm që në organet partiake të kërkohet përgjegjësi kreu partiak, respektivisht kryetari për humbjen e zgjedhjeve lokale. Dhe në vend që kryetari i Lëvizjes BESA të reflektoj konform kërkesave për përgjegjësi, ai shkoi më larg, ai bllokoi organet kryesore të Lëvizjes BESA (kryesinë dhe Këshillin qendror) për disa muaj resht, gjithmonë me të vetmin qëllim që të mos lejoj realizimin e kërkesës për përgjegjësi”, ka shtuar ai.

Image
Skender Rexhepi-Zejdi

Gjithashtu, ka shpjeguar më tej,  se për të kaluar këtë bllokadë janë mbledhur nënshkrimet për t`u mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e  Këshillit Qendror,  por një gjë e tillë nuk u ftua nga kryetari Kasami, por kjo mbledhje u mbajt ku morën pjesë 60 % të anëtarëve të Këshillit Qendror.

“Kështu që problemet u zgjeruan, nga mungesa e llogaridhënies iu shtua edhe bllokimi i organeve partiake. Në këto rrethana, me qëllim të tejkalimit të situatës së krijuar dhe në përputhje me statutin partiak, u ndërmor nisma për mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Qendror më datë 24.dhjetor.  Edhe pas kësaj kryetari nuk reflektoi dhe nuk e ftoi mbledhjen e jashtëzakonshme por ai ftoi mbledhje të rregullt për datë 6. janar 2018. Megjithatë,  ne e realizuam vet mbledhjen e jashtëzakonshme me pjesëmarrjen e afër 60 % të anëtarëve të Këshillit Qendror dhe ku ndër tjerat u sjell edhe konkluzioni që të marrim pjesë në mbledhjen e 6 janarit dhe ti japim edhe një rast zgjidhjes së ngërçit politik”, ka deklaruar ai.

Ai  ka treguar për përjashtimin e tij dhe të Afrim Gashit, sekretar gjeneral, vendim i marrë jashtë norme statutare të Lëvizjes Besa.

“Fatkeqësisht, më datë 5 janar nëpërmjet emalit zyrtar të Lëvizjes BESA u informuam se kryetari ka sjell vendim kokë në vete jashtë çdo norme statutare që të përjashtoj nga kryesia dhe Këshilli Qendror dy nga themeluesit e partisë, Afrim Gashin sekretarin gjeneral dhe Skender Rexhepi-Zejd, sekretarin organizativ.

Dy mbledhjet e mbajtura të BESA-së

Rexhepi ka treguar se janë mbajtur dy mbledhje.

“Ky veprim detyroi shumicën e kryesisë qendrore që të mbaj takim të jashtëzakonshëm dhe të analizoj situatën e krijuar. Analizës iu shtuan edhe informacionet se në Tetovë, për në mbledhjen e Këshillit Qendror (të ftuar nga kryetari) ishin filluar të marrin pjesë edhe mbi 30 anëtarë të cilët fare nuk kanë qenë anëtarë të Këshillit Qendror, si dhe fakti që në atë mbledhje siguria anëtarëve ishte e kërcënuar. Dhe në këto rrethana, kryesia qendrore u bëri ftesë anëtarëve të Këshillit Qendror që mbledhjen ta  realizojmë në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup. Në këtë mbledhje morëm pjesë 63 anëtarë të Këshillit Qendror (nga gjithsejtë 107) dhe unanimisht u sjellën vendime për shkarkimin e kryetarit të Lëvizjes BESA dhe emërimit të dr. Nexhmedin Karimanit për Ushtrues Detyre kryetar i Lëvizjes BESA”, ka theksuar Rexhepi.

Në fund, Rexhepi ka thënë se shkaqet e shkarkimit të kryetarit ishin,” mos dhënia e përgjegjësisë për rezultatet e dobëta zgjedhore, prishja e raporteve brenda partiake si dhe shkeljet e renda të statutit nga ana e tij”.

Nuk është përgjegjësi vetëm e liderit

Kurse, njohësi i çështjeve politike nga Maqedonia, Mersel Bilalli, ka folur rreth situatës së krijuar në Lëvizjen Besa, duke  thënë se nuk është fjala përgjegjësi objektive individuale, por për mënyrat e veprimit dhe qasjes nuk përkojnë as me plotësimin e kushteve me elementare që duhet t`i ketë që të funksionoj një parti politike

“Mendoj se nuk është fjala për ndonjë fajësi apo përgjegjësi objektive individuale, kur shumëparametra ndër ne tregojnë se format, mënyrat e veprimit dhe qasjes nuk përkojnë as me plotësimin e kushteve me elementare që duhet t`i ketë që të funksionoj një parti politike dhe të instalohet për një kohë  të gjatë në sistemin politike të shtetit”, ka theksuar Bilalli.

Image
Mersel Bilalli

Për më tepër, ai ka shtuar se nuk është përgjegjësia vetëm e liderit, pasi do struktura kanë menaxhua nga prapavija dhe tani synojnë të mbeten të pastërta.

“E gjithë fillon në mënyre amatore dhe domosdo duhet të përfundoj njashtu. Partia politika është si organizmi i njeriu. Qofte edhe një organ të mos funksionon, nuk jeni të afte për pune. A partive tona politike u mungon truri. Gjithçka planifikohet në stilin ma ,,merr mendja,, dhe në fund me të vërtetë na merret mendja se çka kemi bërë. Andaj , aty nuk është përgjegjësia vetëm e liderit, pasi do struktura kanë menaxhua nga prapavija dhe tani synojnë të mbeten të pastërt. Do këshilla,  mbipartiake e do patrona joformal publikisht dilnin se ata i përcaktojnë kornizat e veprimit dhe tani akuzojnë”, ka potencuar ai.

Sipas tij, kjo është absurde dhe se gabimin e kanë bërë kur nuk kanë hyrë në koalicion edhe pse elektorati i tyre e priste një gjë të tillë.

“Për mua është absurde. Gabimin bashkërisht e bënë kur nuk hynë në koalicion edhe pse elektorati i tyre atë e priste, andaj të njëjtin e zhgënjyen dhe BDI-në e ringjallen. Mandej vazhduan me seri gabimesh dhe mbërritën atje ku janë. Pra pa ekipe të profesionalizuar, edhe në të ardhmen partitë e reja do t`i gjejë i njëjti fat”, është shprehur ai.

Përgjegjësia e kryetarit

Ndërkaq, politologu, Xhenur Iseni, i pyetur nga “Bota sot” se shkarkimi i Bilall Kasami nga ana e kryesisë, a ka të bëjë kjo për shkaqe të premtimit të Kasamit, i cili gjatë fushatës kishte thënë se do të jap dorëheqje nga posti i të parit nëse nuk do të fitojnë në zgjedhje, ai ka pohuar këtë.

Image
Xhenur Iseni

 “Absolutisht që po. Përgjegjësia në politik është primare për të ndërtuar një politikbërje ku spikat forca e trurit dhe jo ajo e muskujve . Demokracia nuk e njeh mendësinë tribaliste por ajo e njeh racinalitetin dhe përgjegjësinë”, ka theksuar ai .

Iseni ka deklaruar se pas dështimeve të një partie duhet që përgjegjësinë të japë kryetari i saj.

“Në çdo parti pas dështimeve patjetër se duhet i pari i saj të jep përgjegjësi por në rastin në fjalë nuk praktikohet e njëjta. Aktiviteti politik mund të bëhet edhe në qoftë se nuk je kryetar , bajraktarizmi e zbeh edhe atë kontribut që është bërë më parë”, ka përfunduar Iseni për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat