Edhe 12 vjet pas vdekjes, Rugova po i mungon Kosovës

Politika

Edhe 12 vjet pas vdekjes, Rugova po i mungon Kosovës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 19 janar 2018 Në ora: 17:50
Ish-presidenti historik Ibrahim Rugova

Në paraditën e 21 janarit të 2006, u nda nga jeta Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Intelektuali i rrallë shqiptar, i cili la anash karrierën letrare për t’iu përkushtuar politikës, u bë simbol i shqiptarëve të Kosovës për Liri , Pavarësi dhe Demokraci. Rugova i lindur në Xërxë dhe i rritur jetim, pasi  babi i tij u vra nga çetnikët serb, arriti të edukohej nën frymën e shqiptarit autokton.

Rugova ka përfaqësuar tamam shqiptarin tipik, malësorin e heshtur e trimin e pathyeshëm. Në atë ditit të ftohtë janari, shqiptarët në të gjithë botën u tronditën me lajmin se Presidenti Rugova nuk jeton më mes nesh, fizikisht, dhimbje kudo përveç disave që iu gëzuan vdekjës së presidentit. Ata që iu gëzuan ishin njerëz të klanit “Pronto”, të cilët kishin si qëllim të vinin në pushtet për t’u pasuruaur. Por, këtë nuk mund ta arrinin derisa Rugova ishte gjallë.

Ndonëse, u munduan me të gjitha mjetet për ta diskredituar, nuk ia arritën qëllimit. Pasi dështuan tentimet e tyre për ta diskredituar, u munduan qe t’i bënin atentate të ndryshme, por prap nuk ia arritën. U desht të vdiste Rugova që Thaçi të vinte në pushtet. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat