Veseli keqpërdori përvjetorin e Masakrës së Reçakut

Politika

Veseli keqpërdori përvjetorin e Masakrës së Reçakut

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 19 janar 2018 Në ora: 17:54
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli duhet të kërkojë drejtësi për viktimat e Masakrës së Reçakut dhe për të gjithë të vrarët e tjerë gjatë luftës, nëpërmjet delegacionit të ri për bisedime me Serbinë, e jo duke thënë fjalë të mëdha nëpër përvjetore të tilla.

Veseli në përvjetorin e masakrës më të madhe në Kosovë ka thënë se Beteja e Reçakut ende nuk ka përfunduar për faktin se ende nuk është vënë drejtësi për këtë.

Por, fjalimi i tij po konsiderohet se është vetëm për konsum politik ditorë, për faktin se tani më në ekipin e ri për bisedime do të marrin pjesë edhe njerëz nga stafi i personelit të Kuvendit të Kosovës.

Dhe rrjedhimisht ai e ka mundësinë që nëpërmes ekipit të bisedimeve të udhëhequra nga Avni Arifi të kërkoj nga Beogradi që t’i gjykojë të gjithë kriminelët serb.

Zyrtarët në Kuvend nuk kanë dhënë përgjigje për “Bota sot”, kur janë pyetur se a do të kërkojë Veseli që çështja e të vrarëve të parashtrohet në bisedimet e Brukselit.

Nga ana tjetër, në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se në këto negociata do ë bisedohet për të gjitha çështjet që janë më rëndësi për vendin.

“Shefi i ekipit negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel, Avni Arifi dhe ekipi i tij, që pas marrjes së kësaj detyre, kanë nisur të përgatisin strategjinë për këto bisedime. Në këtë strategji do të përfshihen temat që janë të ditura tashmë dhe gjithashtu do të përfshihet edhe tema, për të cilët ju keni kërkuar përgjigje”, thuhet në përgjigjen me shkrim të ekzekutivit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat