“Kosova ka vepruar me logjikën nënshtruese ndaj Serbisë”

Politika

“Kosova ka vepruar me logjikën nënshtruese ndaj Serbisë”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 janar 2018 Në ora: 13:59
Hidajet Ahmeti

Analisti politik, Hidajet Ahmeti ka thënë për “Bota sot” se dialogu Kosovë-Serbi është dëshmuar se ka qenë një qasje mbrapshtë, duke  fuqizuar Serbinë në raport ndërkombëtarë e duke gjunjëzuar Kosovën karshi Serbisë.

“Politika serbe përmes strategjisë  afatgjate sajon probleme të paqena  për të shfrytëzuar çdo vakum për  interesa politike e gjeostrategjike. Dialogu Kosovë-Serbi është dëshmuar se ka qenë një qasje mbrapshtë, duke  fuqizuar Serbinë në raport ndërkombëtarë e duke gjunjëzuar Kosovën karshi Serbisë. Gjashtë vite bisedime, jo që u integruan serbet në institucionet e Republikës së Kosovës, por u fuqizua shteti serb brenda Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Image
Hidajet Ahmeti

Gjithashtu, ai ka deklaruar se pala e Kosovës ka vepruar me logjikën nënshtruese ndaj Serbisë, dhe se kemi ardhur në një gjendje ku të diskutohet për çështje të brendshme ku mund të kontestohet statusi i pavarësisë së Kosovës.

“Logjika e nënshtrimit deri në servilizëm ka ngjallur apetitet e shtetit serb për bosnjëzimin e Kosovës, gjithherë përmes klasës  udhëheqëse të korruptuar dhe shantazhuar. Derisa Hashim Thaçi bënë përpjekje me anë të metodave manipulative për të bërë mekanizma për falje dhe pajtim ndëretnik, me qëllimin për  tu treguar para ndërkombëtarëve si një “burrështetas”, rrjedhimisht  qytetarët e Kosovës anashkalohen dhe fyhen po nga ky njeri me veprime të  pamatura dhe të pamenduara mirë. Institucionet e Republikës së Kosovës, paritë politike (pozitë-opozitë), shoqëria civile dhe gjithë mekanizmat shtetërorë duhet të bëhen bashkë kur vie në pyetje interesi kombëtar e nacional”, ka përfunduar Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat