Ramush Haradinaj në Gjykatë Kushtetuese!

Politika

Ramush Haradinaj në Gjykatë Kushtetuese!

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 21 janar 2018 Në ora: 09:17
Ramush Haradinaj

Rritja e pagave për veten dhe stafin ne tij nga kryeministri Ramush Haradinaj do të dërgohet në Gjykatës Kushtetuese nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata shprehen të bindur se javën e ardhshme do ta finalizojnë dokumentin me nënshkrimet e nevojshme prej 30 vetave që më pas të dërgohen në Kushtetuese.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas dërgimit në Agjencinë Kundër Korrupsion të vendimit të qeverisë për rritje pagash, Vetëvendosje do ta çojë këtë vendim edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo këto komente i bëri në takimin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku është diskutuar Projektligji nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Image
Albulena Haxhiu

Kurse, në pyetjen se kur saktësisht do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese ngritja e pagave të kryeministrit Haradinaj, deputetja Haxhiu ka thënë: “Besoj javën e ardhshme do ta kemi të finalizuar dokumentin, për të cilin na duhen 30 nënshkrime. Edhe AKK por edhe Gjykata Kushtetuese, duhet të shfuqizoj ketë vendim të paligjshëm, skandaloz dhe të padrejtë. Gjykata Kushtetuese ka një vendim të ngjashëm lidhur më ketë në kohen kur ka pezulluar nenet në ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, nene të cilat i kishte konsideruar në s’përputhje më standardet socio ekonomike” ka thënë ajo për “Bota sot.

Deputetja Haxhiu ka thënë se është e padrejtë rritja e pagës nga 1 mijë në 3 mijë euro, në kohën kur në Kosovë ka shkallë të lartë të varfërisë.

Haxhiu: Si grup parlamentar po e dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese

“Sa i përket vendimit për paga të kryeministrit Haradinaj, Qeverisë unë e kam dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, për shkak të konfliktit të interesit. Si grup parlamentar po e dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Me ja rrit vetës pagën dyfish, prej 1 mijë 500 në 3 mijë e qytetarëve 16 euro, 4 përqindëshi i bie 16 ose 20 euro në muaj shtesë marrin mbi pagën bazë. Kjo është e padrejtë, kjo është tallje për qytetarët dhe sigurisht që duhet të ndërpritet”, tha Haxhiu.

Kurse, sipas njohësve të çështjeve juridike dhe kushtetuese Gjykata Kushtetuese është instanca më e lartë e një vendi, e cila mund të merr vendim për ndonjë çështje të caktuar dhe se në çfarë do fushe ato vendime janë obligative.

Muhamet Kelmendi, njohës i çështjeve juridike ka shpjeguar se Gjykata Kushtetuese në sistemet demokratike dhe shumë partiake është instanca e fundit që merr vendim, kudo dhe në çfarëdo fushe vendimet e kushtetueses janë obligative dhe se kundër vendimeve të saj nuk ka instancë tjetër të vendosjes.

Image
Muhamet Kelmendi

“Gjykata Kushtetuese merr vendime të formës se prerë. Këndej dhe nëse shkon vendimi i qeverisë ne Gjykatën Kushtetuese janë dy baza  mbi të cilën gjykata duhet të vendos.  Shuma e rritur a u përgjigjet situatës ekonomike dhe sociale dhe rritja e të ardhurave a është bërë mbi bazën juridike, duke e anashkaluar Kuvendin e Kosovës. Çështjet e tilla mbetën të shqyrtohen, kuptohet nëse bëhet padia në atë Gjykate nga kompetentet” ka thënë Kelmendi.

Vepër penale?

Kurse, njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani ka thënë se kjo temë nuk është për Agjensionin Anti-korrupsion dhe se rritja e pagave nuk përbenë aktivitet për këtë agjension.

Image
Blerim Burjani

“Kjo çështje mund te trajtohet nga Gjykata Kushtetuese ose Gjykata Themelore, nëse ka elemente të veprës penale siç është e përcaktuar në Kodin Penal  të Kosovës  keqpërdorime i detyrës zyrtare më qellim të pasurimit të pa bazë, pra mund të ketë nuanca të veprës penale. Ky akt i qeverisë mund të interpretohet si akt në mes veprës penale dhe të drejtave të njeriut, thjesht është tentativë për pasurim pa bazë më arsyetim pa bazë ligjore dhe pa standarde ekonomike që mund të paraprijnë” ka thënë Burjani.

Burjani ka përmendur rritjen prej 4% për shërbim civil e për njerëz politikanë sic ka thënë ai “badihavgjnj”.  “Mbi 73 zëvendësministra koti më marr pagën e katërt të një mjeku të QKUK apo sa dy herë një pagë nga profesori universitar dhe katër herë më të madhe se një mësues përderisa sektori privat ka paga minimale ende 170 euro më tentativë për rritje deri 250  euro”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat