Alarmi i DASH-it, dëshmi se në veri mund të ndodhin trazira ose sulme terroriste

Politika

Alarmi i DASH-it, dëshmi se në veri mund të ndodhin trazira ose sulme terroriste

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 21 janar 2018 Në ora: 19:59
Mitrovicë

“Në veri të Kosovës ka kohë që gjendja është e paqëndrueshme dhe institucionet e Kosovës nuk kanë mundur ta shtrijnë efektivisht pushtetin, ndërsa strukturat paralele ende nuk janë inkorporuar brenda institucioneve funksionale të shtetit të Kosovës. Si edhe është thënë në komunikatë, nuk ka mbulim të plotë të territorit nga institucionet. Një kohë të gjatë kishte mbretëruar krimi i organizuar, kontrabanda dhe korrupsioni dhe këto struktura kriminale ende janë të fuqishme dhe kanë bashkëpunim edhe me strukturat në jug të lumit Ibër. Pushtetin e kanë dhe e mbajnë klanet dhe grupet mafioze”, është shprehur politologu Ramush Tahiri për “Bota sot”.

Vetëm disa ditë pas alarmit të Departamentit Amerikan të Shtetit për qytetarët amerikanë që planifikojnë të vijnë në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore, që të jenë të kujdesshëm, për shkak të trazirave dhe sulmeve të mundshme, në Mitrovicë është vrarë lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP)  dhe i dënuari për krime lufte, Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq, është vrarë me armë zjarri mëngjesin e së martës teksa po hynte në ambientet e zyrës së tij në Mitrovicë.

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se është duke punuar me intensitet të shtuar për të zbardhur vrasjen e Ivanoviqit, edhe pse zyrtarisht nuk ka ndonjë të akuzuar.

Mirëpo, alarmit të DASH-it, sipas së cilit pjesët që duhen shmangur në Kosovë, janë Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani, Policia i është përgjigjur duke bërë të ditur se situata në veri është e qetë dhe nuk ka ndonjë veprim, që do të rrezikonte sigurinë në këtë pjesë të vendit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat