Abazi për herë të parë zbulon detajet, ja pse duhet të hetohet vdekja e Rugovës, ka pas kërcënime për të eksploduar varrin e tij, dhe... - Bota Sot
Abazi për herë të parë zbulon detajet, ja pse duhet të hetohet vdekja e Rugovës, ka pas kërcënime për të eksploduar varrin e tij, dhe...

Politika

E hënë, 23 korrik 2018

Abazi për herë të parë zbulon detajet, ja pse duhet të hetohet vdekja e Rugovës, ka pas kërcënime për të eksploduar varrin e tij, dhe...

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 21 janar 2018 Në ora: 20:52
Ibrahim Rugova ndërroi jetë me 21 janar të vitit 2006. Ai ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive shtatorin e vitit 2005.

Sot, më 21 janar 2017, janë bërë 12 vite që nga vdekja e presidentit historik të Kosovës, dhe kryetarit të LDK-së, dr. Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova, ndërroi jetë me 21 janar të vitit 2006. Ai ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive shtatorin e vitit 2005.

Por, edhe pse kanë kaluar 12 vite që nga vdekja e Rugovës, njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi, ende ka dyshime për mënyrën se si vdiq Rugova.

Image
Haki Abazi

Ai madje ka përmendur edhe një rast, kur aeroplani i nisur nga Roma për në Prishtinë ishte rrëzuar me 12 nëntor 1999, ku kishin mbetur të vdekur të gjithë pasagjerët, e ku sipas tij, më atë aeroplan ishte planifikuar të udhëtonte Rugova për në Romë.

“Me 12 nëntor 1999, aeroplani i nisur nga Roma 3275 për Prishtinë i Programit Botërore të Kombeve  të Bashkuara, është përplasur dhe ka mbytur të gjithë pasagjerët. Ky fluturim ishte i vetmi që operonte në atë kohë dhe po atë ditë Ibrahim Rugova ishte i planifikuar të fluturonte nga Kosova për Romë. Disa tentime për atentate për vrasjen e Ibrahim Rugovës, dhe trazirat e marsit të vitit 2004 janë disa nga pistat që kanë ngritur dyshimin e bazuar se klasa politike që erdhi në pushtet pas vdekjes së presidentit Rugova kanë qenë palë të interesuara për eliminimi tij nga politika për ndryshe ata asnjëherë nuk kanë pasur as shansin më të vogël që nëpërmjet zgjedhjeve dhe procesit të rregullt të zvogëlojnë ndikimin e tij dhe të LDK-së në politiken Kosovare”, thotë Abazi për gazetën “Bota sot”.

Në një bisedë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Abazi thotë se ka pas plane dhe kërcënime për ta eksploduar varrin e Ibrahim Rugovës.

“Vdekja e tij e shpejtë dhe misterioze është ngjashme me vrasjen e Jaser Arafatit, liderit Palestinez dhe vrasjes së agjentit Rus në Londër. Ajo që shton dyshimet është se ka pasur kërcënime për të eksploduar varrin e tij dhe refuzimi për ta përcjellë me nderime të larta shtetërore”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, kërcënuesi më i madh i Rugovës ka qenë Hashim Thaçi.

“Refuzimi kishte ardhur pikërisht nga njerëzit e afërt me Hashim Thaçit që po ashtu ishte edhe kundërshtari dhe kërcënuesi kryesor duke tentuar që të mbjelltë urrejtje të publikut ndaj Rugovës. Ky kat i dyshuar është po ashtu i lidhur me vrasjen e aktivisteve dhe veprimtarëve të LDK-së dhe eliminimi tyre për të zvogëluar fuqinë politike dhe për të krijuar vakumin që më vonë do të mbushej nga njerëz kryesisht nga strukturat qe sot njihen si Klani PRONTO”, është shprehur abazi për “Bota sot”.

Ai thotë se që nga ajo kohë shtetndërtimi është karakterizuar me status quo dhe kapja e shtetit është bërë filozofi e veprimit të institucioneve shtetërore.

“Mendoj që së bashku me vrasjet e veprimtarëve, vdekja e Rugovës duhet të hetohet dhe të hetohen të gjitha pistat për mundësinë e helmimit të tij. Unë besoj që edhe largimi i Adnan Merovcit, bashkëpunëtorit te tij të afërt dhe akomodimi i tij nëpër pozita të ndrysmë pas luftës është arsye pse dyshimet janë evidente dhe të bazuara mjaftueshme për prokurorinë që të fillojë hulumtimet për këtë rast. Edhe për Jaser Arafatin është besuar fillimisht që ka qenë vdekje e natyrshme por laboratorët e sofistikuar kanë vërtetuar që në fakt vrasja e tij është bërë me polonium”, ka përfunduar Abazi për gazetën “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test