PDK hedhë “pataten e nxehtë” në dorë të Ramush Haradinajt

Politika

PDK hedhë “pataten e nxehtë” në dorë të Ramush Haradinajt

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 22 janar 2018 Në ora: 19:11
Selia e Gjykates Speciale

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim për t’ia dërguar Qeverisë iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale të nënshkruar nga 43 deputet të koalicionit PANA. Kundër këtij vendimi ka dal shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti. Sipas LDK-së, shfuqizimi i Speciales ia kthen vendit Rezolutën 1244 që e njeh Kosovën se pjesë përbërëse të Serbisë.

Me kërkesën e organizatave të dala nga lufta OVL UÇK dhe të 43 deputetëve nënshkrues për shfuqizimin e Gjykatës Speciale duhet të merret qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, pasi që kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen së hënës.

Pro dërgimit të kësaj iniciative tek ekzekutivi kanë qenë deputetët e koalicionit PANA dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurse, kundër ka qenë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili si shenj pakënaqësie ka braktisur mbledhjen e Kryesisë. Kundër ka qenë edhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti nga radhët e PDK-së.

Me të braktisur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, Hoti i LDK-së ka dhënë një deklaratë për media.

Ai ka thënë se LDK është kundër kësaj iniciative, e cila vë në pikëpyetje marrëdhëniet  e Kosovës me miqtë ndërkombëtar.

"Në pjesën e tretë ku diskutohet për ligjin për shfuqizimin e dhomave të specializuara, ne e lëshuam mbledhjen e kuvendit, në përputhje me qëndrimin që ka grupi jonë parlamentar dhe LDK- ja për këtë çështje që është shumë e debatueshme për shoqërinë kosovare, duke qenë se i vë në pikëpyetje të gjitha marrëdhëniet, që deri tash shteti i Kosovës ka ndërtuar me miqtë më të fortë ndërkombëtar, të botës demokratike. LDK është kundër kësaj iniciative", ka thënë Hoti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat