Agjenturat ruse po dështojnë përballë fuqive perëndimore në Ballkan

Politika

Agjenturat ruse po dështojnë përballë fuqive perëndimore në Ballkan

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 22 janar 2018 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

“Ballkani meriton vëmendje në aspektin e sigurisë në çdo rrethanë, mirëpo zhvillimet e tanishme përkundër se janë duke lënë përshtypjen e një situate të nxehtë politike, rrezik të përshkallëzimit të situatës në shkallë të gjerë nuk pritet të ketë. Kjo për shumë arsye ku nder me kryesorja është fakti se fuqitë perëndimore ende kanë kontroll politik mbi vendet e Ballkanit, si dhe prezencë ushtarake”, tha Fadil Kajtazi për Bota Sot.

Vrasja e të dënuarit për krime lufte, Oliver Ivanoviç nuk është zbardhur ende. Ky rast ka ngjallur dyshime të mëdha në opinion.

Disa thonë se Ivanoviç është vrarë nga vetë serbët për ta destabilizuar situatën në Kosovë, derisa të tjerë thonë se kjo vrasje mund të jetë bërë edhe nga Rusia, që ndoshta qëllim ka destabilizimin e Ballkanit e jo vetëm të Kosovës.

Ekspertë të fushës së sigurisë, mendojnë se kjo vrasje nuk mund të shkaktojë trazira në Ballkan edhe nëse vrasja e Ivanoviç ka qenë për këtë qëllim, pasi këtu veprojnë organizata ndërkombëtare siç është NATO dhe fuqitë perëndimore nga BE-ja.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, duke folur për “Bota Sot”, thotë se Rusia po mundohet që përmes Serbisë të ketë ndikim në Ballkan e sidomos te ato shtete që ende nuk janë anëtare të BE-së.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat