Demarkacioni dhe Specialja “bllokojnë” punën e Kuvendit

Politika

Demarkacioni dhe Specialja “bllokojnë” punën e Kuvendit

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 22 janar 2018 Në ora: 19:26
Kuvendi i Kosovës

“Që nga fundi i muajit dhjetor, përkatësisht nga mbledhja e datës 22 dhjetor, kemi pasur një tentim për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohej peticioni i organizatave të dala nga lufta, dhe ku pastaj pritej votimi i një norme ligjore, e cila shfuqizon Ligjin për Dhomat e Specializuara. Sidoqoftë, një qasje e tillë, për vlerësimin tim është mjaft e dëmshme, pasi që legjislativi nuk guxon të pengohet në kryerjen e punëve të tij”, ka thënë Eugen Cakolli.

U prit që marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi e kërkesa për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale të silleshin në Kuvend, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kështu, të hënën ligji për Gjykatën Speciale, u dërgua për shqyrtim në Qeverinë e Kosovës.

Në anën tjetër, ka një kohë të gjatë që Qeveria e Kosovës, ka proceduar për në Kuvend marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, por që e njëjta nuk është shqyrtuar ende nga Kuvendi.

Lidhur me gjithë këtë, dhe mundësinë që të bllokohet puna e Kuvendit, flasin analistët.

Eugen Cakolli, hulumtues në KDI ka thënë për gazetën “Bota sot”, se një qasje e tillë, e bllokadave, është mjaft e dëmshme, pasi që legjislativi nuk guxon të pengohet në kryerjen e punëve të tij.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat