Deputeti i LDK-së “godet” Haradinajn: Shkele ligjin për të akuzuarin për vrasje të shqiptarëve

Politika

Deputeti i LDK-së “godet” Haradinajn: Shkele ligjin për të akuzuarin për vrasje të shqiptarëve

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 22 janar 2018 Në ora: 20:26
Naser Osmani dhe Ramush Haradinaj

Me një minutë heshtje për vrasjen e Oliver Ivanoviqit filloi mbledhja e sotme e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Edhe pse i akuzuar për krime të rënda gjatë luftës ndaj qytetarëve të Kosovës, kjo gjë nuk e pengoi aspak kryeministrin Ramush Haradinaj, që mbledhja të fillonte me heshtje për nder të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Deputeti Naser Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës,  ka thënë për “Bota sot” se veprimi i Haradinajt ishte i panevojshëm dhe jo i duhur për vdekjen e një të akuzuari për vrasje siç ishte Ivanoviq

“Kryeministri Haradinaj theu ligjet protokollare dhe institucionale pasi nuk parashihet të mbahet heshtje për persona që nuk janë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe ata të cilët nuk e kanë një biografi te pastër, gjë që ndodh te jetë e kundërta me Oliver Ivanoviqin Prandaj konsideroj se ishte një veprim i panevojshëm dhe jo i duhur nga kjo qeveri”, ka përfunduar deputeti i LDK-së, Naser Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat