Deputeti i LDK-së: Për Haradinajn, Thaçin dhe Veselin, me rëndësi janë interesat personale se sa të shtetit

Politika

Deputeti i LDK-së: Për Haradinajn, Thaçin dhe Veselin, me rëndësi janë interesat personale se sa të shtetit

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 23 janar 2018 Në ora: 15:18
Imet Rrahmani

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova, ka thënë se Kosova duhet urgjentisht ta ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ajo këto deklarata i bëri gjatë një prezantimi të prioriteteve të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Ndër të tjerash ajo tha se Kosova, nuk duhet të mbetet peng i individëve, sepse kjo çështje është madhore për vendin

Image
Imet Rrahmani

Lidhur me këtë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë Kosova po shkon drejt ujerave të cilat vështirë do të dal nga to. “Për Haradinaj, Thaçin dhe Veseli më me rëndësi janë interesat personale sesa ato madhore për vendin, kështu që deklaratat e Shefes së Bashkimit Evropian janë shume të qarta dhe normale. Në qofte se nuk bëhet një kthese e rëndësishme për vendin, sa i përket temave si demarkacioni, formimi i ushtrisë e Gjykata Speciale, atëherë Kosova hyn ne ujëra te cilat do te ketë vështirësi të mëdha deri sa të dal nga to”, ka thënë Rrahmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat