Flet analisti politik: Haradinaj po i numëron ditët e fundit në qeveri, këto janë arsyet

Politika

Flet analisti politik: Haradinaj po i numëron ditët e fundit në qeveri, këto janë arsyet

Nga: Drilon Rrahmani Më: 23 janar 2018 Në ora: 15:44
Ramush Haradinaj

Që nga qershori i vitit 2017, kur Ramush Haradinaj në bashkëpunim me PDK-në, Nisma-në, AKR-së, dhe Listën Serbe, morën pushtetin, nuk pamë ndonjë zhvillim në të mirën e vendin, përveç realizimit të premtimit për rritje paga, ku Haradinaj rriti pagat e sektorëve publik për rreth 4%, ndërsa pagën e tij mbi 100%.

Liberalizimi i vizave ishte një ndër premtimet që Haradinaj tha se do ta realizojë brenda 100-ditëshit të qeverisjes së tij, mirëpo, ai nuk arriti ta zgjidh as çështjen e demarkacionit në fillim.

Së fundi u zbulua edhe bashkëpunimi i Ramushit me kriminelin e nëntokës serbe në Veri të vendit, Milan Radojiçiq, ku ky i fundit mendohet se është njëri ndër njerëzit që kontrollon tregun ilegal të kontrabandës atje.

Gjitha këto zhvillime, e bëjnë Haradinajn që të fillojë t’i numërojë ditët e fundit në qeverisjen e tij, së paku kështu thotë analisti politik Faton Mehmeti.

ImageFaton Mehmeti

Ai për një prononcim për “Bota sot”, tha se Qeverinë Haradinaj e pret një “stuhi” nga e cila nuk e di se si do të shpëtojë, e kjo “stuhi” quhet Gjykata Speciale.

“Qeveria Haradinaj ngjan në pritje te një stuhie nga e cila e di se s’do shpëtosh dot, andaj po mundohet ta mbaj sa më larg stuhinë për të mbijetuar. Kjo stuhi quhet Gjykata Speciale, e cila jo vetëm që do rrëzoj qeverinë por edhe partitë e dalura nga lufta. Pikërisht për ketë,po mundohen te stagnojnë Gjykatën Speciale, e cila si një uragan s’do ndalet para asgjëje. Prandaj, qeveria Haradinaj s’ka jetë të gjatë, Gjykata Speciale do jetë fundi i saj”, u shpreh ai.

Mehmeti thotë se kjo qeveri e ka ditur në fillim që nuk do të mbijetojë gjatë, pasi është e ndërtuar nga klanet kriminale dhe nuk përfaqëson interesat e qytetarëve, por atyre të bandave.

“Ne fakt, kjo qeveri e brishtë qysh në fillim është ditur se s’do mbijetoj gjatë. Mënyra e ndërtimit të saj, pastaj veprimet e saja e pamundësojnë të qëndroj gjatë në pushtet. Kjo qeveri e ndërtuar nga klanet kriminale, nuk përfaqëson qytetarët por interesat e bandave. Një qeveri që nuk ka përmbajtje interesin e qytetareve,nuk është e destinuar te mbijetoj gjate”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat