“Ligji për amnisti shkelje e rëndë dhe ndërhyrje mbi drejtësinë”

Politika

“Ligji për amnisti shkelje e rëndë dhe ndërhyrje mbi drejtësinë”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 23 janar 2018 Në ora: 15:39
Ilustrim

Kryesia e Kuvendit dje ka marrë vendim që iniciativa për shfuqizimin e ligjit për dhomat e specializuara t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se vendi rrezikohet nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Sipas Hotit, ky koalicion qeverisës do ta rrënojë shtetin nëse nuk ndalet.

“Ky koalicion qeverisës do ta rrënojnë shtetin nëse nuk ndalet. Dëshiron të ikë nga drejtësia ndërkombëtare duke shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale. Dëshiron të ikë nga drejtësia vendore duke nxjerrë ligj për të amnisituar deputetët që kanë kryer vepra penale”, ka shkruar Hoti.

Analisti politik, Leon Duhanaj, ka pohuar për “Bota sot” se përpjekjet për shfuqizim të Gjykatës Speciale janë të papërgjegjshme.

Image
Leon Duhanaj

“Përpjekjet për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, duke e ditur që është mision i pamundur, pasi që ajo mund të bëhet vetëm edhe më keq, duke u instaluar përmes Këshillit të Sigurimit dhe Rezolutës 1244, janë vërtet tepër të papërgjegjshme. Dëmi tjetër i madh që është duk iu shkaktuar vendit, është se konfrontimi me miqtë tanë, ata që sponsorizuan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ata që janë edhe garantë të vet ekzistencës sonë, është më shumë se papërgjegjësi”, ka theksuar Duhanaj.

Duke komentuar ligjin për amnisti të deputetëve, analisti politik Duhanaj thotë se kjo është shkelje e rëndë dhe ndërhyrje mbi drejtësinë.

“Në anën tjetër, marrja e vendimeve për falje të deputetëve, të cilët kanë rënë në kundërshtim me ligjin, është shkelje e rëndë dhe ndërhyrje mbi drejtësinë. Çfarë na qenkan deputetët me ndryshe, që paskan të drejtë amnestimi? Pse atëherë t'u kërkohet qytetarëve që ta respektojnë dhe zbatojnë ligjin? Cili është synimi i këtij shembulli primitiv?”, ka shtuar Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat