Loja e Thaçit me FSK-në dhe dështimi i tij që ta bëjë Ushtri

Politika

Loja e Thaçit me FSK-në dhe dështimi i tij që ta bëjë Ushtri

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 24 janar 2018 Në ora: 10:30
Hashim Thaçi, FSK

Deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj se në vitin 2018, transformimi i FSK-së në Ushtri është çështje me rëndësi të madhe dhe shtyrja e mëtejme e saj, do të ishte e pakuptimtë, po shihet me dyshim.

Sipas njohësve të sigurisë dhe çështjeve ushtarake transformimi eventual i FSK-së në ushtri të Kosovës në mënyrë të njëanshme, do të komplikonte gjerat dhe se një ushtri pa aleat do të mund të ishte e pa dobishme.

Kurse, sipas deputetëve të opozitës deklaratat e tilla për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës do të vazhdojnë edhe ketë mandat qeveritar dhe sipas tyre, është një lojë e njëjtë që po bëhet me FSK-në sikur edhe më herët. Deklaratat e tilla, më shumë vlerësohen si konsum në opinion, se sa si deklarata të mbështetura në punë dhe angazhim.

Selimi: Nga e 2014-ta nuk është hedhur asnjë hap në rritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së

Image
Rexhep Selimi

Rexhep Selimi, Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për gazetën  “Bota sot”, se si Qeveria Thaçi dhe po ashtu qeveria Mustafa e tash edhe kjo qeveri, po vazhdojnë me qasje të njëjtë ndaj ushtrisë e që sipas tij është më shumë për konsum në opinion.

“Po duket që edhe në ketë mandat qeveritar po vazhdon loja e njëjtë më FSK-në.  Që nga Prilli 2014, sikur në Qeverinë Thaçi, në qeverinë Mustafa dhe po ashtu edhe në këtë mandat po vazhdon e njëjta qasje ndaj ushtrisë. Deklarimet e Hoxhajt janë të njëjta sikur të Thaçit - veç sa për konsum në opinion. Përveç deklarimeve për opinionin që nga e 2014-ta nuk është hedhur asnjë hap në rritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Madje, shpeshherë me deklarime të pa matura, veç sa është penguar FSK -ja në ecjen e saj në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar më partneret e NATO-s. Më ketë qasje, që është bërë praktikë tashmë e gabueshme, nuk pres të ndodh shpejtë”, ka potencuar Selimi.

Formimi i Ushtrisë së Kosovës, qe disa vite ka mbetur një ndër problemet kryesore në vend. Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, në një prononcim për “Bota sot” , thotë se Kosova që në vitin 2018 do të ketë Ushtrinë e saj.

Image
Haxhi Shala

“Plani legjislativë i Qeverisë së Kosovës parasheh që në muajin maj të procedohet edhe Ligji për FSK-në. Për këtë besoj që në vitin 2018, Kosova do ta këtë ushtrinë e saj. Pra, që në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ligji do të procedohet në Kuvendin e Kosovës. Kjo ka të bëjë nëse shkojmë me ndryshime ligjore, por nëse shkojmë me ndryshime kushtetuese, duhet një marrëveshje me partnerët e koalicionit. Partitë shqiptare janë të gatshme që të votojnë për ushtrinë, vetëm se duhet një koordinim i mirë i ministrit me partnerët e koalicionit, kryesisht me Listën serbe”, tha Shala.

Kajtazi: Kadetët e FSK po përgatiten sipas standardeve të vendeve të NATO-s

Deputeti Shala, nuk mendon se Gjykata Speciale dhe Demarkacioni me Malin e Zi janë kushte për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Çështja e Gjykatës Speciale dhe çështja e Demarkacionit me Malin e Zi deri në mesin e muajit shkurt do të përfundojnë si të zgjidhura.  Kjo nuk ka të bëjë asgjë me formimin e ushtrisë, kjo është krejt një proces në vete dhe duhet të trajtohet si domosdoshmëri e kohës, që edhe Kosova ta ketë ushtrinë e saj”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

Në anën tjetër, Fadil Kajtazi njohës i çështjeve të sigurisë dhe çështjeve ushtarake, ka thënë për “Bota sot” se edhe sikur Kosova të "lundronte" në kushte normale politike, procesi i transformimit të FSK- se në ushtri do të merrte një kohë e cila do të kërkonte se paku pesë vite.

Image
Fadil Kajtazi

“Në radhë të parë kjo lidhet me kuadrin komandues, nënoficer dhe oficer, për të cilin vendet e NATO-se kanë standarde të cilat i aplikojnë në mënyrë strikte. Kjo ka të bëj me shkollimin të kuadrit komandues sipas kritereve të aplikuara në akademitë te tyre.  Në rastin e Kosovës, ky kuadër është në përgatitje e sipër, kadetët e FSK po përgatiten sipas standardeve të vendeve të NATO-së në akademinë tonë dhe po specializohen në akademitë me prestigjioze të vendeve te NATO-se. Ky kuadër i aftësuar, tani ka arritur nivelin e gradës major dhe deri sa ta zëvendëson kuadrin e pakualifikuar që ndodhet në FSK deri në nivelin e gradave të gjeneralit, transformimi i FSK-së në ushtri nuk do të ndodhë, se paku jo me bekimin e SHBA-ve dhe NATO-s”, ka thënë ai.

Rreziku nga transformimi i njëanshëm

Sipas Kajtazit, transformimi eventual në mënyrë të njëanshme do te komplikonte gjërat pasi do të ishte  ushtri pa aleat.

“Do të jetë e pa dobishme, për faktin se në radhë të parë ne nuk do të përballonim financiarisht krijimin e një ushtrie, e cila do të ishte efektive për të krijuar frenim dhe mbrojtje të agresorit eventual siç është Serbia.  Nëse ndodhë transformimi i njëanshëm, kërkohet që njëkohësisht të ngriten struktura dhe të bëhet furnizimi me pajisje të Ushtrisë së Kosovës në mënyrë të shpejte, ngase çdo veprim pa miratimin e SHBA-ve dhe NATO-së, nënkupton ngritje të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, duke u "mbështetur në forcat e veta" sipas parullës komuniste të Shqipërisë” ka thënë ndër të tjera Fadil Kajtazi njohës i çështjeve të sigurisë dhe çështjeve ushtarake.

Në radhë të parë, ai ka thënë se SHBA nuk do të lejoj deri në momentin e fundit që të ndodhë degradim i këtyre përmasave, mirëpo situata politike në nivel global, ku probabiliteti për përdorimin e armatimit bërthamor është rritur më shumë se gjatë Luftës së Ftohët (konflikti SHBA Kore Veriore), politika agresive ruse drejt vendeve të Ballkanit dhe programi bërthamor iranian, shton gjasat që SHBA të lodhet më problemet e mëdha që po i bënë Kosova e vogël dhe interesimi i SHBA për Kosovën të venitet.

“Jam mese i sigurte se në Kosove ka forca politike, të cilat e duan vendin dhe nuk do të lejojnë që gjerat të arrijnë deri ne ketë nivel, por për ata që po tentojnë t'i degradojnë marrëdhëniet me NATO-n dhe SHBA, duhet të din se kjo është një sfide e pa përballueshme”, ka theksuar ai.

Padrejtësi ndaj Kosovës?

Image
Armend Halimi

Edhe Armend Halimi, njohës i çështjeve të sigurisë, ka treguar se një shtet, sikurse është Kosova, i njohur ndërkombëtarisht me rregullimin e brendshëm nuk duhet diskutuar, së paku jo me shtetet fqinje, aq më pak një vend që synon të diktoj konsolidimin e shtetësisë se Kosovës konform interesave te saja.

“Sigurisht që me vet faktin e ekzistimit të OKB-së, si sinonim i një qeverie globale, sovraniteti i çdo vendi thuajse më nuk është apsolut, ngase janë të përcaktuara më dokumente apo konventa rregullimi institucional i shteteve, pra duhet pasur kujdes vetëm në mos daljen nga korniza e rregullimit të pranuar”, është shprehur ai.

Halimi ka potencuar se, krijimi i ushtrisë, është element kyç i ekzistencës së çdo shteti, më ç‘rast duhet ta gëzoj edhe Kosova, gjë që është e padrejtë mohimi apo mbajta peng e krijimit të ushtrisë, qoftë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

“Ushtria e Kosovës në kondita të krijimit dhe fushë veprimit më standarde të pranuara ndërkombëtare, apo të NATO-se, është në të mirë edhe vet rajonit, apo balancimit të fuqisë rajonale, mos të flasim për nevojën e brendshme të vendit, që si mekanizëm i garanton sigurinë territoriale dhe sigurinë e përgjithshme të qytetareve pa dallim. Kështu që, siç dihet, pezullimi i një nisme të tillë, është gabim s’pari i politikes vendore, duke mësuar të tjerët se për rregullimin e brendshëm mund edhe të tolerohet influenca apo diktimi, gjë që nuk ndodh në as një vend tjetër” ka thënë Halimi.

Kokat e mashtrimit

Sipas tij, është trysni e padrejtë nga bashkësia ndërkombëtare, që për teket e një shteti që do duhej vetë ai të sanksionohej për historinë ushtarake të tij në të kaluarën, siç është Serbia, që kjo e fundit të bllokoj një proces të tillë.

Image
Faton Mehmeti

Kurse, opinionisti Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot”, deklarata e Hoxhajt është propagandë politike për të thënë se po mundohen të bëjnë diçka, ndërkohë që s’ka gjasa reale të ndodh një gjë e tillë.

“Lista Serbe, nuk do e votoj  pas përpjekjeve për shfuqizim të ligjit për Gjykatën Speciale, për më tepër se Lista Serbe mund të dalë nga qeveria nëse bëhet fakt zhbërja e ligjit për Gjykatën Speciale.  Enver Hoxhaj po vazhdon të bëjë tellallin e Thaçit, i cili u korit me ushtrinë për tu shndërruar në cak të kërkesave për dorëheqjen që e patë vu si bast. Fatkeqësisht klasa politike tek ne është komplet  manipulative, në veçanti qeveria dhe presidenca janë kokat e mashtrimit. Ushtria nuk behët në 2018 dhe kjo është e kryer”, ka thënë Armend Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat