Flet analisti politik, ja kur do të dorëhiqet Ramush Haradinaj

Politika

Flet analisti politik, ja kur do të dorëhiqet Ramush Haradinaj

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 25 janar 2018 Në ora: 15:42
Ramush Haradinaj

Më kauzën më të cilën Ramush haradinaj erdhi në pushtet që është çështja e demarkacionit më Malin e zi dhe kundërshtimi që ai i beri sa ishte në opozitë po del se vetë Haradinaj është fajtori kryesor për mos zgjidhjen e demarkacionit dhe izolimit që po i behet Kosovës më rastin e liberalizmit të vizave.

Opinionisti Nexhat Haziri  mendon se kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është i vetmi i cili po mban peng çështjen e demarkacionit më Malin e zi, pasi sipas tij sa ishte në opozitë ketë çështje e përdori vetëm për si kauzë politike që t’ia mundësonte pushtetin.

Image
Nexhat Haziri

“Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi ,po e mban peng një njeri, dhe ai është kryeministri Haradinaj për arsye se këtë çështje me interes të vendit e përdori si kauzë politike për të ardhur në pushtet duke e kundërshtuar dhe cilësuar si diçka antikombëtare. Tani kurë ai arriti ta përmbushë ambicien e tij të kamotshme për të qenë kryeministër çështja e demarkacionit sikur iu është shndërruar si gurë rreth qafës”, ka thënë ai.

Sipas Hazirit, ratifikimi i kësaj marrëveshje, do ta nxjerrë lakuriq hipokrizinë e kryeministrit Haradinaj

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje, do ta nxjerrë lakuriq hipokrizinë e kryeministrit Haradinaj dhe përfundimisht do ta detyroj të dorë hiqet nga posti i kryeministrit. Këtë fat të tin,nese mund ta quajm kështu e ka nuhatur vet z. Haradinaj dhe po mundohet sa më gjatë ta prolongoj, pa e vrarë mendjen pasojat që po i bartë Kosova dhe qytetarët tanë sidomos në aspektin e liberalizimit të vizave që do të mundësonin lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën shengen”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat