Vjen alarmi i rrezikshëm: Qeveria Haradinaj po e refuzon ndihmën e SHBA-së

Politika

Vjen alarmi i rrezikshëm: Qeveria Haradinaj po e refuzon ndihmën e SHBA-së

 Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 janar 2018 Në ora: 14:50
Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës duhet të bëj një zgjidhje për Demarkacionin me Malin e Zi, sepse qytetarët e saj, nuk e meritojnë të mbesin edhe me tutje të izoluar, pasi siç duket demarkacioni shërbeu si karrem për Ramush Haradinaj për të ardhur në pushtet. Kështu po vlerësojnë shumica e njohëseve të çështjeve politike në Kosovë.

Duke folur rreth kësaj çështje se a është praktikë që sponzorusi i ligjit, njëherësh të jetë edhe kundër të njëjtit ligj dhe si vlerësohet qëndrimi i kësaj Qeverie për demarkacionin, publicisti Faton Abdullahu ka thënë për “Bota sot”, se e keqja tjetër që po shfaqet tashmë deri në stërkeqje, me mos zgjidhjen e çështjes së demarkacionit, përveç se qytetarët por mbesin të izoluar, është edhe zbehja e vazhdueshme e përkrahjes së SHBA-s ndaj qytetarit dhe vendit tonë.

Image
Faton Abdullahu

Abdullahu ka akuzuar Qeverinë Haradinaj duke thënë se për këtë Qeveria nuk po brengoset aspak.

“Qeveria Haradinaj përkundrazi po vazhdon avazin e vjetër thua se SHBA është një vend ordiner pa ndikim, në një cep të largët të botës. Nuk mund dikush të të ndihmoj nëse e refuzon këtë ndihmë. Kjo Qeveri po e refuzon këtë ndihme tek SHBA për ta mbrojtur veten e saj, përkatësisht për ta vazhduar qeverisjen. Sepse nëse e pranon këtë ndihmë dhe këshillë nga SHBA, ajo duhet ta kaloj demarkacionin, e nëse e kalon, atëherë s’ka moral as fytyrë për të vazhduar më qeverisjen. Krejt ky rreth vicioz është determinuar nga sajesa e mëhershme rreth demarkacionit, si pretekst për të ardh në pushtet”, ka thënë publicisti Abdullahu.

Sipas tij, kjo Qeveri po bëhet e dëmshme bile e rrezikshme prandaj edhe do të duhej të ndalet.

“Opozita e sidomos LDK-ja duhet të ndërmarr diçka urgjentisht dhe drejtpërdrejte sepse asaj tani po i mbetet barra kryesore për ta mbrojtur Kosovën nga izolomi dhe prishja me SHBA-t. Kjo është përgjegjësi e madhe kombëtare opozitare andaj dua të besoj se LDK-ja mund ta kryej këtë detyrë edhe nëse mbetet e vetmja në këtë kauzë. Por, shpresoj shumë se do ta ketë përkrahjen e madhe qytetare, pasi e di që një pjesë jo e vogël e qytetarëve janë irrituar nga protestat e mëhershme të cilat të shpeshtën duke u drejtuar kundër pushtetit, kanë rrezikuar shtetin me dhunë të papërmbajtur. Por sot protesta paqësore kundër prishjes së raporteve me SHBA-t dhe për viza, janë plotësisht të justifikueshme. Kjo Qeveri ndryshe nuk po kupton pasi ajo arrogancën e ka më ta madhe se arsyen. “Tërrpia” për pushtet ja ka atrofizuar pragmatizmin andaj ne nuk kemi llogari të qeverisemi edhe më tutje nga ajo”, është shprehur publicisti Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat