Shpërthen Mehmeti: Ramushi nuk guxon ta shkarkojë Dardan Gashin

Politika

Shpërthen Mehmeti: Ramushi nuk guxon ta shkarkojë Dardan Gashin

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 27 janar 2018 Në ora: 14:06
Ramush Haradinaj dhe Dardan Gashi

Analisti Faton Mehmeti ka komentuar mos miratimin e mocioni nga Lidhja Demokratike e Kosovës për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës Dardan Gashi, për gjuajtjen me armë.

Mehmeti ka thënë se mos shkarkimi i Gashit tregon se vendi është i kapur dhe se Haradinaj nuk ka guxim ta shkarkojë këtë të fundit.

Image
Faton Mehmeti

“Dardan Gashi është bandit dhe sekser, andaj nuk guxon Ramushi ta shkarkoj. Mos shkarkimi i tij shpreh më së miri kapjen e shtetit nga kriminelet, ky shtet është i kapur nga banditë dhe haraçiste si dhe kriminele serb të veriut. Këta të fundit janë në ortakëri me Ramush haraçistin, i cili është shndërruar në pengesë të Kosovës duke e izoluar atë nga bota dhe miqtë tanë”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se mos shkarkimi i Gashit tregon mungese vetëdije nga deputetet e PANA.

“Dardan Gashi është sinonim i kapjes se shtetit nga bandite, njerëz misterioz. Vaj halli ku ka rënë Kosova, të udhëhiqet nga Dardan banditi, i cili është turp të jetë në pushtet. Me vetë faktin se nuk u shkarkua tregon mungese vetëdije nga deputetet e PANA, të cilët nuk veprojnë në bazë të bindjeve personale por të pazareve me Dardan sekseri”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat