Veprimet kriminale në veri dhe vizita e Vuçiqit

Politika

Veprimet kriminale në veri dhe vizita e Vuçiqit

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 28 janar 2018 Në ora: 11:50
Presidenti serbe Aleksandar Vuçiq

Vetëm pak ditë pas vrasjes së liderit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviq, Kosovën e vizitoj President serb, Aleksandër Vuçiq. Ashtu siç pritej, Vuçiç nuk kaloi pa provokime ndaj liderëve politikë në Kosovë. Ai iu bëri thirrje serbëve që të qëndrojnë në Kosovë, pasi sipas tij, ajo është shtëpia e tyre.

Ai bëri thirrje edhe për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit.

"Serbët duhet të qëndrojnë dhe mbijetojnë në shtëpitë e tyre, dhe shteti i Serbisë ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në të ardhmen. Jam këtu për të folur në lidhje me sigurinë e serbëve," deklaroi Vuçiq gjatë vizitës së tij.

Gjatë ditës së Hënë, Presidenti serb Vuçiq tha se vizita e tij në Kosovë nuk ishte e lehtë dhe ishte e pakëndshme.  Vuçiq erdhi në Kosovë ditë më parë u realizua më lejen e Qeverisë së Kosovës.

Vizita e tij u komentua në forma të ndryshme, madje u kritikua nga shumëkush si një vizitë e panevojshme dhe që mund të shkaktoj trazira në vend.

Deklaratat e Vuçiqit

Image
Leon Duhanaj

Kështu njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj duke komentuar deklaratën e Vuçiqit se vizita në Kosovë ishte e pakëndshme, ka thënë se deklaratat e tilla nga kreu i shtetit serb, mund të kuptohen në mënyra të ndryshme. 

“Natyrisht që politikanët serb, nuk lënë rast pa e shfrytëzuar për të drejtuar qëndrime provokative në adresë të Kosovës. Megjithatë, për mendimin tim ky mesazh mund të ketë edhe kuptimin që serbët e Kosovës duhet ta orientojnë të ardhmen e tyre në shtetin e Kosovës. Serbia, herët apo vonë, duhet dhe do të heq dorë nga Kosova. Sfida e tyre e radhës do të jetë mbajtja e serbëve në Kosovë. Jo pse ata janë të rrezikuar nga shqiptarët, por që për këtë faktorë është politika zyrtare e shtetit serb, e cila ka investuar më të gjitha mjetet, t'ua bëj jetën të papërballueshme në mënyrë që të përfitojnë politikisht. Krejt kjo, më shumë është bërë për konsum të brendshëm se sa që kanë patur ndonjë mision për ndërtimin e një të ardhme për ta”, thotë Duhanaj.

AI thotë po ashtu se tjetër qëllim, natyrisht ka qenë dhe mbetet provokimi i vazhdueshëm i Kosovës dhe përpjekja për të destabilizuar.

Gjendje e rëndë në veri

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se Vuçiq dhe Serbia, pra politika serbe duhet heq barrën e përgjegjësisë në veri, këtë duhet të I’a lënë institucioneve të Kosovës, të cilat janë afër aty dhe kudo në territorin e Kosovës që të mbrojnë qytetarët pa dallim.

Image
Blerim Burjani

“Deri më tash e sidomos në këtë periudhë tranzitore është gjendja e rëndë sepse atje s’ka rend dhe ligj, ka banda të shumta serbe, ka kontrabandë me armë e narkotik e çka jo tjetër, ka humb sensi i sigurisë, qytetarët serbë të Kosovës po ndihen të kërcënuar, as Kosova e as Beogradi atje nuk po iu ndihmojnë në sigurinë së paku kështu shprehen qytetarët serbë në veri, andaj duhet Serbia të heq dorë që atje mos të kontrolloj veriun përmes dirigjimeve që vijnë në distanca Beograd  dhe Veri i Kosovës, të mos ndërhyjë në jetën politike e as ekonomike a sociale dhe në aspektin e sigurisë në veri”, tha Burjani.

Ai ndër të tjera thotë se në veri duhet urgjentisht të ndërhyjë KFOR-i dhe Policia e Kosovës për të ndaluar veprimet kriminale.

“Pra Vuçiq në vizitën që kishte bërë Kosovës ka precizuar se Kosova është përgjegjës për veriun, këtë përgjegjësi duhet lënë plotësisht në duart e institucioneve të Kosovës, atje kam thënë është e nevojshme urgjenisht të ndërhyjë KFOR dhe policia e Kosovës dhe EULEX-it për të ndalë veprime kriminale dhe plaçkitje të hajnave dhe kërcënimeve që u nënshtrohet pakica serbe atje”, deklaron Burjani.

Kosova tregoi së është shtet

Image
Hajrullah Tërnava

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë se një vizitë e një presidenti, sikurse ajo e Vuçiq, nëse shkon sipas kërkesës është e mirëpritur dhe jep një imazh të mirë të Kosovës tek ndërkombëtarët.

“Vizita e presidentit Vuçiq në Kosovë, sikur e çdo burrështetasi tjetër të huaj nëse e ka bërë kërkesën për një vizitë miqësore të tij, e që i plotëson kushtet mendoj se nuk është e tepërt, përkundrazi në situatën e tillë me marrëdhëniet sikur që i kemi mes dy shteteve Serbi-Kosovë, e që faktori ndërkombëtar po na vështron dhe po na ndërmjetëson për bisedat e mëtutjeshme të përaferimit dhe të pajtimit si kusht që Serbia ta njoh Kosovën si të pavarur, ishte e arsyeshme një leje e tillë që Vuçiq ta vizitoj Kosovën, e sidomos që në këto kohëra ndodhi edhe vrasja e Ivanoviqit që krijoj një huti te popullata e Kosovës dhe në regjion”, thotë Tërnava. 

Sipas tij, me këtë lejim të vizitës së Vuçiqit, Kosova tregoi se i respekton shtetet fqinje.

“Rasti i vrasjes se Ivanoviqit në këto kohëra sikur që ndodhi, po mos të ju lejojke vizita Vuçiqit do krijonte reporkusione të pakëndshme në politikat ndërkombëtare dhe do i ngrinte marrëdhëniet Serbi-Kosovë dhe do t’i ipte shkas që Serbia t’i shtyj-prolongoj bisedimet në të ardhmen dhe për krejt këtë fajtore do ta linte Kosovën, dhe do të ndikonte në popullatën pakicë serbe në Kosovë, që ta trazojnë çështjen e sigurisë dhe me këtë t’i tregohet faktorit ndërkombëtar sikur gjithë deri më sot se kosovarët nuk janë për biseda, dhe dyshimet kryesore kishin me qenë të drejtuara drejt shqiptarëve si vrasës të Ivanoviqit. Le të deklaron çka të dojë presidenti serb për përshtypjet e tij në Kosovë. Për ne kishte me qenë befasi e dorës së parë, sikur ai ta kishte lavdërua mirëpritjen dhe sigurinë e shtetit të Kosovës. Me rëndësi se ai në Kosovë ka qenë i mirëpritur si një burrështetas i huaj me të gjitha sigurimet të nivelit më të lartë shtetërorë që i bëhen një kryetarit të huaj pa ndonjë eksces të spikatur. Jam thellë i bindur se edhe në pjesën e veriut e ka ndie pakënaqësinë e pranisë së tij nga edhe vet serbët e asaj pjese, sepse për vrasjen e Ivanoviqit dhe vet ajo popullatë ka dyshime, se vet shteti serb ka gisht në këtë vrasje”, thekson Tërnava.

Ai thotë më tutje se ne kemi nevojë që t’i kryejmë bisedimet me Serbinë njëherë e përgjithmonë ashtu si kërkon BE dhe Amerika.

“Që të ndodhë njohja e pavarësisë nga ana e Serbisë që sa më shpejtë të hecim para drejt BE dhe ta fitojmë statusin e liberalizimit të vizave dhe në këtë pikëpamje ata që po i ndërmjetësojnë këto bisedime mos të na shpallin neve fajtor për këto marrëdhënie ndërshtetërore”, thotë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat