Edhe një “grusht” diplomatik për Haradinajn

Politika

Edhe një “grusht” diplomatik për Haradinajn

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 28 janar 2018 Në ora: 14:09
Ramush Haradinaj

Javë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë dhënë vizën kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit.

Kurse, tani nëpër media është përfolur se edhe Britania e Madhe nuk i ka dhënë vizën kryeministrit Haradinaj.

Kjo po vlerësohet se kjo po ndodh për arsyeje të shumta si demarkacioni me Malin e zi, tentimi për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Për më tepër lidhur me këtë, Gurakuç Kuçi ka thënë për “Bota sot” se mos dhënia e vizës nga Britania e Madhe është një “grusht” i dytë diplomatik për Haradinajn.

“Mos-dhënia e vizës edhe nga Britania e Madhe sado që po mundohet të mbahet larg publikut, megjithatë informacioni ka rrjedhë. Ky është grushti i dytë diplomatik për z. Haradinaj dhe qeverisjen e tij, që refuzimi i vizës sidomos për një kryeministër as që duhet të vihet në rend dite si kufizim, kjo po ndodh dhe madje nga vendet që e kanë krijuar dhe e mbajnë si shtet Kosovën”, ka thënë Kuçi për “Bota sot”.

Image
Gurakuç Kuçi

Sipas tij, disa arsyeje pse si demarkacioni me Malin e Zi, tentimi për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale e tjera, si dhe kjo qeveri është duke shkruar drejt ngrehinës.

 “Janë një varg arsyesh pse po ndodhin këto: çështjet kryesore sigurisht që janë demarkacioni, çështja për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por janë edhe kabineti i stërmadh, paga galoponte, arsyetimi kanunor i veprave të dënueshme me ligj, ruajtja e njerëzve jo-kredibil, falja e borxheve, subvencionimi i familjeve që u përfshinë familjaret e tyre në ngjarjen e Kumanovës, mbrojtja e keqpërdorimit me listat e veteranëve, avancimi i të padijshmëve, e një varg veprimeve të tjera. Pra, qeverisja Haradinaj është duke shkuar drejt ngrehinës, sepse është një qeverisje ku secili bënë veprimeve siç do vet dhe asnjë ministër nuk e ka në vijë me deklarimet e kryeministrit”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Kuçi ka shtuar se Haradinaj ka bërë gabime strategjike dhe ka zgjedhur të punoj me njerëz krejtësisht të paaftë, aq sa qeverisja e keqe e tanishme, po arsyeton gjitha qeverisjet e këqija të kaluara.

“Kësaj qeverisje është duke iu përgatitur terreni për një rënie të dhimbshme dhe të turpshme, fatkeqësisht për fajin e vet z. Haradinaj i cili që para zgjedhjeve ka bërë gabime strategjike dhe ka zgjedhur të punoj me njerëz krejtësisht të paaftë, aq sa qeverisja e keqe e tanishme, po arsyeton gjitha qeverisjet e këqija të kaluara. SHBA-ja dhe BE-ja i njohin rrethanat dhe njerëzit më mirë se ne dhe nuk do të lejojnë që e gjithë puna e tyre të bie poshtë për shkak të disa njerëzve. Ka një tendencë që BE-ja këtë vit të kaloj nga stabiliokracia (sundimi i stabiliteti) drejt demokracisë. Gjithsesi, qeverisja e keqe e Haradinajt nuk duhet të jetë arsyetim për të kaluarit por një vetëdijesim popullor për ndryshim qasje ndaj klasës së dëmshme politike për vendin”, ka përfunduar Kuçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat