Momentumi i LDK-së

Politika

Momentumi i LDK-së

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 29 janar 2018 Në ora: 19:11
LDK

Rikthimi i LDK-së si partia më e madhe në vend, tashmë është i pandalshëm, vetëm se ky subjekt politik duhet të zgjedh njërin nga dy kandidatët më të mirë që ka për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të vazhdojë me aktivitetet opozitare.

Kjo për faktin se prej muajit tetor të vitit të kaluar zhvillimet politike në vend po çojnë drejt fitores së saj. Fillimisht, ishte rezultati i zgjedhjeve lokale ku LDK doli partia që fitoi më së shumti komuna nga partitë shqiptare. Gjithsej nëntë prej tyre.

Pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, erdhi publikimi në media i një bisede në viber në mes disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku Aida Dërguti fye rënd liderin e këtij subjekti politik, Albin Kurti. Kjo fyerje çoi edhe në dorëheqjen e disa deputetëve nga funksionet kyçe të VV-së që në publik po konsiderohen si njerëz të krahut të Dardan Molliqajt dhe të Visar Ymerit.

Formimi i një grupi parlamentar dhe i një partie politike nga të dorëhequrit është vetëm çështje ditësh. Madje, për këtë kanë filluar të flasin edhe të dorëhequrit. Por, këto zhvillime mes dy krahëve brenda VV-së kanë shkaktuar një zhgënjim të thellë edhe tek shumica e atyre qytetarëve që këtë subjekt politik e kanë parë si alternativë për të qeverisur. Kështu që votat e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të shkojnë në mbështetje të LDK-së.

Tentimi i shfuqizimit të Gjykatës Speciale nga ana e deputetëve të partive në pushtet është një zhvillim tjetër politik që e rrit mbështetjen e partisë së presidentit historik, Ibrahim Rugova për faktin se LDK tashmë është partia e vetme që qëndron në një vijë me ndërkombëtaret për këtë çështje.

Tradicionalisht, qytetarët e Kosovës kanë votuar partitë dhe liderët që kanë qenë në një vijë me ndërkombëtaret, posaçërisht me SHBA-të. Brenda VV-së ka larmi mendimesh se a duhet përkrahur apo jo shfuqizimi i Speciales.

PDK deri në vitin e kaluar ka qenë forca politike më e madhe në Kosovë, por rënia në zgjedhjet lokale, e nxori këtë subjekt politik si partinë e tretë në vend. Plus, shkarkimi i Bekim Haxhiu nga posti i nënkryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj dhe lajmet për një ndarje të mundshme në dysh brenda këtij subjekti politik mes njerëzve të Veselit dhe të Hashim Thaçit, vetëm sa e rrisin mundësin që LDK-së të dala e para në zgjedhjet parlamentare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat