Hashim Thaçi e Kadri Veseli përçajnë PDK-në

Politika

Hashim Thaçi e Kadri Veseli përçajnë PDK-në

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 29 janar 2018 Në ora: 19:11
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

“PDK ka kohë që është e përçarë dhe e copëzuar, në fakt PDK nuk ka qenë asnjëherë parti politike, ajo që shihet në paraqitje ka qenë një grup njerëzish që ju kanë shërbyer interesave të ngushta të tyre dhe kanë mbajtur partinë për te manipuluar me publikun”,-thotë Haki Abazi.

Në bastionin më të fuqishëm të PDK-së për vite me radhë, në Skenderaj, kanë filluar disa mosmarrëveshje mes njerëzve të fuqishëm të kësaj partie, ku Sami Lushtaku disa muaj pas daljes nga burgu, shkarkoi nënkryetarin e PDK-së së Skenderajt, Bekim Haxhiun i njohur si “Kamishi”, me arsyetimin se është i papërgjegjshëm për punën që bënë.

Bashkë me Bekim Haxhiun u shkarkuan edhe shtatë anëtarë të tjerë të kësaj partie.

Se kjo parti është duke shkuar rrugës së ndarjes e bëjnë më të dyshimtë edhe deklaratat e Bekim Haxhiut, ku pas shkarkimit tha se Lushtaku nuk mund të marr vendime për të, pasi ato nuk kanë kurrfarë peshe për të, andaj ai do vazhdojë të jetë në pozitën ku ishte para shkarkimit.

Por në anën tjetër, Sami Lushtaku e konfirmon duke thënë se vendimi për shkarkim është marrë për shkak se të shkarkuarit kanë ndikuar në përçarje brenda partisë.

Ish-gazetari e tani deputetë i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka, ka folur për “Bota sot” rreth kësaj çështje, duke thënë se është fat i mirë për vendin që Vetëvendosja është ndarë, e hapave të saj po shkon edhe PDK-ja.

“Fati dhe e mira më e madhe e këtij vendi është që Vetëvendosja është bërë përshesh dhe PDK-ja po bëhet. Unë mendoj që pa u larguar PDK-ja nga pushteti, kurrë Kosova shtet nuk ka mu bo, sepse e ka nxon çdo vrimë e çdo holl të shtetit të Kosovës”,- tha Zeka.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat