PDK me profilizim të “rrejshëm” ideologjik

Politika

PDK me profilizim të “rrejshëm” ideologjik

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 30 janar 2018 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

“Nuk mund ti besojë kësaj shtrese të politikanëve dhe të udhëheqjes së partive politike në orientimin e tyre ideologjik.  Emërtimet e shprehin të kundërtën e asaj që janë. Bie fjala Partitë Demokratike çdo kund janë parti të djathta por te ne nuk është kështu. Tash është tendencë evropiane rigjallërimi i partive social demokratike dhe këto partitë e Kosovës dëshirojnë të thithin fonde të huaja dhe të bëhen pjesë e organizatave evropiane”, ka thënë politologu Ramush Tahiri.

Partitë politike në Kosovë, që nga ekzistenca e tyre, nuk kanë arritur që të profilizohen politikisht dhe ideologjikisht, si parti të djathta, të majta, socialdemokrate, liberale demokratike etj.

Kështu kanë vlerësuar njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Ky mos profilizim i tyre, siç thonë ata, vazhdon edhe më tej, pavarësisht se shumica e tyre kanë përvojë qoftë në pushtet, qoftë në opozitë, duke bërë disa herë koalicione partnerësh për qeverisje, koalicione parazgjedhore, por dhe koalicione pas zgjedhjeve.

Pavarësisht orientimit ideologjik të tyre, partitë politike në Kosovë zakonisht e shprehin të kundërtën.

Profilizimi i tyre si parti të krahut të djathtë apo të majtë, nuk demonstrohet kur ato arrijnë koalicione me njëra tjetrën. Pothuajse, të gjitha partitë politike në vend ndryshojnë shpesh dhe lëvizja e deputetëve të tyre nga një parti tek tjetra e deri edhe tek bërja e koalicioneve për qeverisje llogaritet të jenë jo parimore dhe që nuk tregojnë seriozitet të partive në fjalë.

Nisma për Kosovën, dy ditë më parë zyrtarisht e ka ndryshuar emrin e partisë në Nisma Socialdemokrate.

Anëtarja e Kryesisë së kësaj partie, Valdete Bajrami, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Nisma mbi bazën e asaj që është ndërtuar si parti politike edhe orientimi  i tyre gjithnjë ka qenë si qendër e majtë.

Sipas Bajramit, Këshilli Kombëtar ka vendosur unanimisht që Nisma tash e tutje të jetë Nisma Socialdemokrate.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat