Pas Gjykatës Speciale, Kosovën e pret procesi i Vettingut

Politika

Pas Gjykatës Speciale, Kosovën e pret procesi i Vettingut

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 30 janar 2018 Në ora: 20:07
Foto ilustrim "Bota sot"

“Pa u shkapur kupola e shtetit nga Gjykata Speciale, nuk mund të mbahet një Vetting i drejtë për të pastruar pastaj mbetjet e dëmshme për drejtësinë në Kosovë. Ndryshe nëse nuk presim shkapje as nga Gjykata Speciale neve na mbetet në duar një revolucion apo ikje nga Kosova, sepse oligarkët i kemi shumë të rinj që të largohen nga pushteti’’, ka thënë për gazetën “Bota sot”, politologu Gurakuq Kuçi.

Kohë më parë ishte mbajtur mbledhja nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në të cilën është kërkuar që të ketë proces të Vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ekspertët e kësaj fushe e konsiderojnë se Vettingu është i nevojshëm në Kosovë, kjo pasi pasuria e shumë zyrtarëve është ende nën hije dhe nuk është e qartë prejardhja e tyre. 

Ish-anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës, Naim Miftari thotë se Kosova ka nevojë për një Vetting gjithëpërfshirës e veçanërisht në organet e drejtësisë. ‘’Kosova ka nevojë për një VETTING të përgjithshëm dhe gjithpërfshirës sidomos në organet e drejtësisë ,por kjo mund të ndodhë vetëm me presion të fortë të ambasadorit dhe Qeverisë amerikane’’, ka theksuar Miftari.

Tutje, Miftari vlerëson se Vetting-u nuk do të ju shkonte për shtati qeveritarëve dhe deputetëve tanë pasi që shumica prej tyre janë të korruptuar.

Ndërsa sa i përket implementimit të tij, sipas Miftarit kjo do të ndodhë vetëm me dëshirën e ambasadorit amerikan dhe Qeverisë amerikane.

‘’Vetting mund të implementohet vetëm nëse ambasadori amerikan dhe Qeveria amerikane e vendosin seriozisht të ndërtojnë në Kosovë një sistem juridik të drejtë ku prokurori ,gjyqtari dhe hetuesi do jenë vetëm zbatuesit e ligjit dhe kushtetueses e asgjë tjetër.’’ Përfundon Miftari pë gazetën ‘’Bota sot’’.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat