Privilegjet për Presidentin, Haki Abazi tregon si duhet të veprohet

Politika

Privilegjet për Presidentin, Haki Abazi tregon si duhet të veprohet

Nga: Gresa Bajraktari Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:43
Haki Abazi

Në Kuvend pritet të sillet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për presidentit të Republikës së Kosovës. Kjo, pasi dje Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar dhe proceduar në Kuvend këtë Projektligjin.

Projektligji u procedua për në Kuvend, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, të cilat i konsideruan të paarsyeshme privilegjet për presidentin.

E për ndryshimin e këtij ligji, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se privilegjet duhet të jenë racionale me gjendjen dhe standardin e popullit.

“Ligjet me privilegje dhe për nevoja të individëve janë bërë praktikë në Kosovë. Ligji për ish-presidentët duhet të ofrojë beneficione që bën mbrojtjen e dinjitetit të ish presidentit, por ato duhet të jenë racionale dhe proporcionale me gjendjen e shtetit dhe standardin e popullatës”, është shprehur ai.

Sipas Abazit, jeta luksoze e politikanëve është treguesi më i mirë pse populli është i varfër, derisa shton se kjo është karakteristikë në vendet që kanë problem me sundimin e ligjit.

“Jeta luksoze e politikanëve në përgjithësi është disproporcionale dhe indikatori më i mirë pse populli është i varfër dhe pa punë sepse politikanët dhe familjet e tyre përdorin fuqinë politike për avancim të pozitës ekonomike. Kjo është karakteristikë e vendeve me probleme me sundimin e ligjit dhe sjelljes para drejtësisë të atyre që keqpërdorin pozitën e tyre”, ka deklaruar Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat