“Politikanët e Kosovës që gjenden në “listën e zezë”, të mos mbajnë poste shtetërore” - Bota Sot
“Politikanët e Kosovës që gjenden në “listën e zezë”, të mos mbajnë poste shtetërore”

Politika

E enjte, 22 shkurt 2018

“Politikanët e Kosovës që gjenden në “listën e zezë”, të mos mbajnë poste shtetërore”

Nga: Arbnore Zhushi Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:48
Rexhep Selimi, Daut Haradinaj, Azem Syla dhe Fatmir Limaj

Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme ka përpiluar një listë me emrat e të cilëve nuk u lejohet hyrja në territorin e Shteteve të Bashkuara të Kosovës. Në këtë listë gjenden emrat e 25 shqiptarëve nga Kosova, në mesin e të cilëve edhe emra të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe deputetë të vendit.

Aty bëjnë pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, pastaj deputetët Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, ish-deputeti Rrustem Mustafa – Rremi, ish-deputeti Azem Syla, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, e të tjerë.

E sipas njohësit të çështjeve politike Nexhat Haziri, përfshirja e emrave të zyrtarëve shtetëror në këtë listë, ndikon negativisht në imazhin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot”, se personat e përfshirë në këtë listë, nuk duhet të mbajnë poste publike, pasi siç ka thënë ai, ata janë të padenjë për shtetin tonë.

“Kjo ndikon në sforcimin negativ të imazhit të vendit tonë në rrafshin ndërkombëtar, imazh ky edhe ashtu i rrënuar nga soji i këtyre politikanëve. Persona të tillë, të cilët ndodhën në lista të ashtuquajtura të zeza dhe që kanë të ndaluar hyrjen në SHBA apo në BE, nuk duhet të mbajnë poste publike. Për fat të keq, tek ne në këto lista të zeza janë z/kryeministri, deputetë, kryetarë komunash, gjë që na bëjnë një shoqëri jo të denjë për shtet, në të cilin funksionon rendi dhe ligji”, ka thënë analisti Haziri.

Ndryshe, në listën që është publikuar më 26 janar të këtij viti, bëjnë pjesë edhe emri i Emrush Xhemajlit, Gafurr Elshanit, Sabit Gashit, Skënder Habibit, Avdyl Jakupit, Ismet Kryeziut, Isak Musliut, Maliq Ndrecajt, Emrush Sumës, Sami Ukshinit, Muhamet Xhemajlit, Haradin Balës, Besnik Kelmendit, Elvis Kelmendit, Liridon Kelmendit, Naser Kelmendit, Safet Durgutit dhe Lavdrim Muhaxherit (i vrarë).

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test