“Ramush Haradinaj një menaxher i dobët, po izolon Kosovën”

Politika

“Ramush Haradinaj një menaxher i dobët, po izolon Kosovën”

Nga: Drilon Rrahmani Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:47
Ramush Haradinaj

Agjensioni Kundër Korrupsionit, në një komunikatë për media e ka shpallur të paligjshme rritjen e pagave nga kryeministri Haradinaj, duke thënë se rritja e pagës së vet të Ramush Haradinajt dhe e zëvendësministrave të tjerë të qeverisë, cilësohet si konflikt i interesit.

Kjo Agjenci, në opinionin e saj, ka thënë se zyrtarët e lartë publikë (kryeministri, zv.kryeministrat, ministrat dhe zv.ministrat) që kanë votuar këtë Vendim “kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, konkretisht me konfliktin e interesit ‘rast për rast’, dispozitat e caktuara që rregullojnë ‘Veprimet e ndaluara për zyrtarin e lartë’, si dhe me shumicën e dispozitave që përcaktojnë ‘Parimet e veprimit dhe mos veprimit të zyrtarit të lartë publik”.

Reagimi i kryeministrit Haradinaj ndaj AKK-së ka qenë i menjëhershëm duke thënë se vendimi për pagat është i pakthyeshëm.

E këtë veprim e ka komentuar për “Bota sot” njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadrijaj, duke thënë se Haradinaj është duke u treguar një menaxher i dobët dhe se ka dhënë arsye të pabaza duke u shprehur se i nevojitet për gardërobë.

“Kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, përveç qe është treguar një menaxher i dobët njëherit është treguar edhe kundërthënës në deklaratat e tij me arsyetimin e pagave, ku e ka arsyetuar se i duhet për gardëroba, një arsyetim përveç joligjor dhe banal dhe njëherit duke indinjuar qytetarin e varfër të Kosovës ndërsa për pushime në Sant Morris deklarohet qe ka mjete edhe për tri pushime tjera, ku edhe ky rast prek në ndjenjën e qytetarit”,- tha Kadrijaj.

Ai thotë se Haradinaj po e izolon Kosovën dhe po jep shembull të keq para ndërkombëtarëve me menaxhimin e keq të shtetit, ku sipas tij kjo e bënë këtë qeveri të mbahet mend si qeveri e padijshme.

“Me veprimet e kryeministrit aktual aq te pamatur është duke e izoluar çdo dite e me shumë Kosovën dhe njëherit ka nënçmuar inteligjencën kosovare duke dhënë një shembull të keq para miqve ndërkombëtare që ne nuk dimë te menaxhojmë shtetin duke e kthyer orën prapa për Kosovën duke e hedhur poshtë të gjithë atë mund që është bërë. Do të mbahet mend si qeveria më e padijshme me ministra që as për se afërmi nuk i plotësojnë kriteret profesionale dhe morale mendoj që i vetmi nder që do ti bëj Kosovës duhet sa më shpejt të bie kjo qeveri duke uruar që më së largu ne mars të bie, muaji prill fushate dhe në maj certifikimi si dhe qeveria e re të filloj punën më së largu ka fundi i majit ose fillimi i qershor që sezona e verës të këtë qeveri sepse jemi dëshmitar që ky ngërç shkaktoj dëme te pariparueshme si ekonomike dhe politike”- përfundoi Kadrijaj për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat