Gjykata Speciale e di se cili do jetë “kurbani”

Politika

Gjykata Speciale e di se cili do jetë “kurbani”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 2 shkurt 2018 Në ora: 17:19
Ndertesa e Gjykates Speciale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka drejtuar kritika udhëheqësve të Qeverisë së Kosovës për tentimin e Shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Ai në një emision televizivë në Shqipëri ka thënë se “Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”.

Këto deklarata të Ramës po vlerësohen si të drejta.

Analisti shqiptar, Ilir Vata e ka quajtur të drejtë deklaratën e kryeministrit Rama, drejtuar udhëheqësve të shtetit rreth tentimit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe se veprimet e Qeverisë së Kosovës, bien enë ndesh me  politikën perëndimore të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Image
Ilir Vata

“Kryeministri Edi Rama ka qenë kritik me të drejte ndaj politikes kosovare, për sa i përket Gjykatës Speciale, dhe nuk ka lidhje me ofendimet por me një shprehje tipike të popullit shqiptare “Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, që do të thotë se politika e Kosovës po i bie të mirës me shkelm. Fakti se Shqipëria është kjo që është, është atribut i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 105 vite më parë, fakti se Kosova është e pavarur është atribut i SHBA. Veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës në lidhje me Gjykatën Speciale, pra kontestimi i një institucioni të tillë, bie ndesh me politikën perëndimore, BE/SHBA  që është dhe shtegu i integrimit jo vetëm të Kosovës por të Shqipërisë dhe rajonit, pra politika kosovare po shemben gjithçka të mirë është ngritur mbi këto bashkëpunime strategjike dhe politike në arenën ndërkombëtare” , ka deklaruar Vata për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka thënë se kryeministri Rama ndihet pjesë e jetës politike në Kosovë në aspektin e jashtëm dhe përgjegjës për shkakun se politika e Kosovës po mohon Gjykatën Speciale.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është mjaft i kthjellet në politiken ndërkombëtare, madje është lideri me potencën më të madhe në rajon, jo vetëm se Shqipëria është vend anëtarë i NATO-se, por se politika e Tiranës zyrtare ka qenë pikë orientimi e stabiliteti në Rajon. Marrëdhëniet e kryeministri Shqiptare me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, marrëdhëniet e përmirësuara me Serbinë dhe takimi me presidentin serb Vucic, marrëdhëniet e shtuara me Maqedoninë, BE në tërësi e bëjnë kryeministrin shqiptare një lider më të gjerë se sa territori i kufijve zyrtare të Shqipërisë. Në këtë aspekt, kryeministri Rama ndihet pjesë e jetës politike në Kosovë në aspektin e jashtëm, madje përgjegjës për shkakun se politika e Kosovës po mohon Gjykatën Speciale atje”, ka shpjeguar ai.

Për më tepër,  Vata ka thënë  se mohimi i Gjykatës Speciale nga institucionet e Kosovës, cenojnë marrëdhëniet me perëndimin nga ku janë interesat strategjike të shqiptareve në Kosovë dhe kudo, por ngjallin dhe trembje të politikanëve nga drejtësia dhe kjo është dhe një e keqe dhe më e madhe për botën shqiptare në tërësi.

“Këto veprime, janë në të vërtetë të dënueshme, tamam siç e ka thënë kryeministri Rama si  "Lopa që pasi mbush kovën i bie me këmbë qumështit të vetë" dhe shqip do të thotë se atë që ndërton e shembën për një ditë. Gjithë ajo punë e mirë që është bërë në Kosovë nga politika po shembën për hirë të disave dhe në dëm të shqiptareve atje. Pra nuk është fyerja, fjala e kryeministrit Rama.

Miti i kalasë së Rozafës që ditët e nderonin vëllezërit dhe natën shembej është më i plotë për politiken kosovare deri sa u bë një kurban.

Pra pas kurbanit, që muroset e gjallë nëna, muri nuk u shemb. Edhe në politikën kosovare duhet një kurban që Kosova të ec para, mbase Gjykata Speciale e dinë se cili do jetë kurbani?!”, ka përfunduar Vata për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat