Përpjekja e dështuar e Thaçit, Veselit dhe Haradinajt për shfuqizimin e Speciales

Politika

Përpjekja e dështuar e Thaçit, Veselit dhe Haradinajt për shfuqizimin e Speciales

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 2 shkurt 2018 Në ora: 18:18
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka thënë se populli i Kosovës nuk e përkrahë iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ai në një postim në Twitter ka përgëzuar qytetarët dhe të gjithë ata që po shprehen publikisht kundër iniciativës për shfuqizimin e Speciales.

“Populli i Kosovës nuk e përkrah iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.  Duartrokas politikanët dhe të tjerët të cilët po flasin publikisht, edhe pse është e vështirë për atë se çka është e drejtë për të ardhmen e Kosovës”,ka shkruar Delawie.

Përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët veprojnë në Kosovë vazhdimisht kanë hedhur kritika ndaj politikaneve të Kosovës, të cilët u munduan që përmes Kuvendit të Kosovës të shfuqizojnë ligjin për Gjykatën Speciale, të cilën vetë e kanë miratuar. Data e 22 dhjetorit ishte një ditë e frikshme për Kosovën, ku tentua njëfarë mënyre që vet pushteti të bëjë agresion kushtetues, duke rrezikuar Kosovën me shumë të panjohura.

Kurse Bajram Gecaj anëtar i LDK-së ka thënë se ideja për shfuqizim të gjykatës speciale është një aktivitet i dëmshëm për Kosovën.

“Mbetet të shihet, por tanimë ju është bërë e çartë të gjithëve, duke përfshirë këtu edhe deputetet të cilët kishin nënshkruar iniciativën, se ky ishte një aktivitet shumë i dëmshëm për Kosovën dhe se për qëllim kishte vetëm interesat individuale të disa personave, kryekëput treshes shtet-shkatërruese”, është shprehur ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat