Kelmendi: Kosova të çkapet nga gangsterët

Politika

Kelmendi: Kosova të çkapet nga gangsterët

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 2 shkurt 2018 Në ora: 21:15
Ramush Haradinaj

Protestat si mënyrë të domosdoshme për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, i sheh njohësi i rrethanave politike Jeton Kelmendi.

Ai ka thënë për “Bota sot”, se duhet të ndërmerren hapa që Kosova të mos mbetet e izoluar nga “gangsterët”.

Mirëpo, ai nuk është shprehur optimist në partitë opozitare, duke thënë se ato po tregojnë qyqarllëk, karshi veprimeve arbitrare të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se është e habitshme që në Kosovë ndodhin gjëra sikur të paparashikuara dhe jashtë çdo teorie politike. Derisa kishim një pozitë me numër shumë të vogël dhe një shumicë që kalonte 40 deputetët legjislaturën e kaluar, dhe nuk mund të kalonte çështjet dhe ligjet e mëdha, sepse kjo opozita e vogël ishte shumë e rebeluar dhe shumica e atëhershme u tregua qyqare. Sot kemi një qeveri të pakicës, sidomos një qeveri të pakicës me numër të qytetarëve dhe një opozitë me numra shumë të fuqishëm. Por, praktikisht kemi një opozitë, e cila është shumë e rraskapitur, sepse karshi kësaj qeverisje dhe veprimeve arbitrare të kryeministrit Haradinaj dhe në kurrizin e këtij populli, sikur ka një lloj heshtjeje, një lloj qyqarllëku të opozitës. Mendoj se duhet të ndërmerren hapa të veçantë që të mos mbetet Kosova e izoluar, që të mos mbeten institucionet në duart e këtij grushteti minoritarësh dhe thjeshtë të mos keqpërdoret paraja publike nga gangsterët dhe njerëzit të kthyer në politikë”, është shprehur Kelmendi.

Ai ka theksuar se Qeveria aktuale e ka “superkapur” shtetin, andaj sipas Kelmendit, çdo mundësi që e çliron shtetin, është i domosdoshëm.

“Nuk përjashtohet organizimi i protestave për ta çkapur vendin. Sepse kemi pasur kapje të shtetit tash e shumë vite, por kjo qeveri e ka superkapur shtetin. Prandaj, çdo mundësi që e çliron shtetin dhe e liron nga dënimi dhe izolimi që po i bëhet është i domosdoshëm për vendin dhe qytetarët e Kosovës”, ka pohuar Jeton Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat