“Dialogu i kotë, nëse s’ka njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”

Politika

“Dialogu i kotë, nëse s’ka njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 3 shkurt 2018 Në ora: 16:40
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiq

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pritet të rinisin në fund të këtij muaji.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i ekipit negociator me Serbinë, Avni Arifi, duke theksuar se fundi i muajit shkurt do të shënojë kohën e fillimit të negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel, pasi ato ishin ndërprerë për shkak të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq.

“Datë të saktë nuk ka, mirëpo në fund të muajit shkurt do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi”, ka thënë Arifi.

Se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojnë, e ka thënë edhe njohësi i çështjeve politike Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se të dyja këto shtete, duhet të avancojnë në agjendën e integrimeve evropiane dhe në normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Patjetër që duhet të rinisë procesi i bisedimeve me Serbinë, process ky i nisur tash e sa vite me ndërmjetësim të Brukselit, e që është edhe kritet për të dyja shtetet, për Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të avancojnë në agjenden e integrimeve evropiane dhe në normalizinin e marrëdhënieve ndërshtetërore”, është shprehur Haziri.

Ndonëse Arifi nuk ka treguar se cilat tema do të diskutohen me Serbinë, sipas Hazirit, temë e bisedimeve duhet të jetë edhe zbardhja e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë.

“Sa i përket asaj se çfarë duhet të bisedohet, këto tëma tashmë janë në agjendën që propozohet nga Brukseli me pëlqimin e palëve, asaj të Kosovës dhe Serbisë,e që duhet të jenë tema që përmirësojnë marrëdhëniet ndërshtetërore në mes dy vendeve dhe shtensionimin e situatës politike. Një nga temat që duhet të diskutohet është zbardhja e fatit të të pagjeturëve një temë që po zvarritet për fajin e palës serbe, e cila nuk është koperative në këtë çështje mjaft të ndjeshme”, ka thënë më tutje Nexhat Haziri.

Ai ka shtuar se procesi i bisedimeve mes të dyja vendeve, do të ishte i kotë, nëse në fund të dialogut, të mos ndodhte njohja reciproke e këtyre shteteve.

“Pala e Kosovës do të duhet të insistojë që në fund të këtij dialogu të ndodhë edhe njohja resiproke në mes dy shteteve të pavarura, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do ttë kontribonte në stabilitetin politik dhe zhvillim ekonomik dhe qëndrushmëri në aspektin e sigurisë për të dya vendet dhe rajonin në tërësi. Nëse kjo nuk ndodhë në fund të këtij procesi, atëherë ky proces bisedimesh është i kotë”, është shprehur analisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat