“Haradinaj, njeriu më negativ për Kosovën”

Politika

“Haradinaj, njeriu më negativ për Kosovën”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 3 shkurt 2018 Në ora: 19:08
Ramush Haradinaj

“Përpos, mashtrimeve ordinere që ka bërë për Kosovën, ky njeri e ka larguar Kosovën larg Bashkimit Evropian duke e sjellur në mënyrë jo demokratike ,veprimet e tij skandaloze të deritanishme qojnë deri ne prishjen e marrëdhënieve me aleatët tanë si Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe vende tjera perëndimore” ka thënë Kelmendi.

Raportuesi për Prishtinën nga Parlamenti Evropian Igor Soltes, ditë më parë ka thënë se deklarimet e kryeministrit Haradinajt për liberalizimi të vizave në muajin mars, i duken jashtë realiteti. Sipas eurodeputetit Kosova humbi mundësinë për viza ne vitin 2016 ku në atë kohë asaj i bëhej thirrje për ratifikim të demarkacionit, kusht ky që i është vënë Kosovës kohë më parë.

“Këshillat e  paraardhëses ime Ulrike Lunacek  nuk u dëgjuan. kështu që Kosova tani është jashtë trenit dhe ende nuk e dimë kur Kosova do të jetë në gjendje ta kapë atë tren përsëri” është shprehur Soltes.

Por, kur do ta marr Kosova liberalizimin e vizave, a do të ndodhë një gjë e tillë këtë vit? Deputetë dhe njohës të zhvillimeve politike në Kosovë, thonë se pasojat e keqqeverisjes do të jenë afatgjata, ndërsa nga partia e kryeministrit, deklarojnë se demarkacioni është një kusht i padrejtë për Kosovën.

Haradinaj po i bartë vetë pasojat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj,  ka thënë për “Bota sot” se pasojat që po lë Haradinaj mund të jenë shumë afatgjate.

Image
Driton Selmanaj

“Duket sikur kryeministri mendon që parlamentit Evropian funksionin në bazë të kanunit dhe jo në bazë të perspektives së tyre, qartësisë dhe objektivave të tyre që kanë vendosur në raport për Kosovën dhe vende të tjera. Unë mendoj që kjo vetëm sa shpërfaq modelin e qeverisë Haradinaj në Kosovë, dhe normalisht pasojat e kësaj qeverisej po i vuan vetë ai personalisht nga izolimi që po i bëhet fillimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me pas Britania e Madhe ,e tashmë duket se do ta izolojnë edhe vendet e tjera .Unë mendoj që kjo qasje e Haradinajt duhet të marrë fund sa më shpejtë që është e mundur, në të kundërtën  pasojat për vendin mund të jenë aq afatgjate sa edhe shumë qeveri tjera nuk do të mund ta kthenin në binare të duhur procesin e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, Haradinaj është duke abuzuar me postin e kryeministrit, të cilin Selmanaj thotë se e ka kthyer në përfitim personal.

“Kryeministri aq sa ka plane projekte si të veprojë nesër e lëre më të mendoj në aspekt më afatgjate, aq sa duket  se është i vetëdijshëm se qeverisa e tij nuk do të zgjatë shumë dhe po provon që gjatë kësaj kohe të abuzojë me të gjitha proceset që ka ,në mënyrë që kjo të përkthehet vetëm për interesat e tij personale. Ai po e shfrytëzon pozitën e tij vetëm gëzuar privilegje të tij personale ose për ta gllabëruar buxhetin e shtetit. Mënyra si po qeverisë me vendin, ambicia e tij është që ai të përfitojë sa më shumë dhe mënyra se si  po sillet, asnjëra nga to nuk shkon në funksion të liberalizimit të vizave, përmirësimin e jetës së njerëzve, të rritjes e zhvillimit ekonomik ose edhe të një instalimi të kulturës ku marrëdhënia publike është e shenjët Ai ka vendosur që kejtë angazhimin e tij ta bëjë krejtësisht amo krejtësisht për interesat e tij personal dhe duket sikur vendimet e tij që ka marrë si për faljen e borxheve, si për rritjen e pagave është përkthimi më i mirë që i ka ai, se për interesat materiale të tij ta sakrifikojë gjithë shtetin e Kosovë”,  ka përfunduar Selmanaj për gazetën “Bota sot”.

Demarkacioni, kusht i padrejtë për Kosovën

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi është shprehur se liberalizimi i vizave bëhet në bazë të Interesave të Bashkimit Evropian.

Image
Ahmet Isufi

“Çështja e liberalizimit të vizave është e drejte elementare e qytetarëve të Evropës prandaj diskriminimi që po i behet Kosovës është i  padrejtë, e sidomos kur lidhet me një teme e cila nuk ka të bëjë fare me çështje të cilat ndikojnë në lëvizjen e lirë të qytetarëve Demarkacioni është vartësi kusht i padrejtë ndaj Kosovës sepse nuk ju ka vënë asnjë shteti prandaj për 18 vite me radhë pas çlirimit të Kosovës, qytetarët janë të izoluar dhe kjo konsiderojë se është një veprim që dëmton mundësin e zhvillimit të Kosovës dhe imazhit të saj”, ka theksuar Isufi.

Ai ka shtuar se duhet të punohet shumë për arritjen e këtij qëllimi.

“Liderët  e Kosovës edhe më herët kanë proklamuar në vazhdimësi liberalizmin e vizave si mundësi, por konsiderojë se më shumë duhet të punohet në arritjen e këtij qëllimit, se sa deklarimeve të cilat nuk varen prej  Kosovës por edhe prej Bashkimit Evropian

Unë konsideroj tërësisht çështje politike, prandaj mund të shpejtohet procesi por edhe mund të prolongohet në bazë të Interesave të Bashkimit Evropian, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën ku edhe nga Bashkim Evropian ka pasur deklarata që së shpejti do të bëhet por nuk ka ndodhur”, ka përfunduar Isufi.

“Haradinaj, njeriu më negativ për Kosovën”

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike Jeton Kelmendi, ka thënë për “Bota sot” se Qeveria e Kosovës po pëson regres të madh.

“Mendoj se deklaratat e raportuesit për Kosovën nga Parlamenti Evropian Igor Stols se Kosova nuk i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, nuk paraqesin diçka te re dhe janë diçka tërësisht të dituar. Fatkeqësisht për Kosovën këto barten tek një njeri tmerrësisht negativ për Kosovën si Ramush Haradin, që nuk ka shënuar fare regres në asnjë fushë”, ka thënë Kelmendi.

Image
Jeton Kelmendi

Sipas tij, Haradinaj e ka larguar Kosovën nga Bashkimi Evropian, sic thotë ai me mashtrimet ordinere të tij.

“Përpos, mashtrimeve ordinere që ka bërë për Kosovën ,ky njeri e ka larguar Kosovën larg Bashkimit Evropian duke e sjellur në mënyrë jo demokratike ,veprimet e tij skandaloze të deritanishme qojnë deri ne prishjen e marrëdhënieve me aleatët tanë si Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe vende tjera perëndimore” ka përfunduar Kelmendi. Ndërsa, kujtojmë se është raportuar se javën e ardhshme ka gjasa që marrëveshja për demarkacion të shkojë për votim në Kuvend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat